| Kodi i referencës | IV/1-1350 |
| Titulli | Krishtlindjet në Shkodër |
| Përshkrimi | Populli i Shkodrës i mbledhur para kapelës në varrezat katolike të Rrmajit për të festuar Krishlindjet e para në demokraci. Pamje e festës popullore. Dom Simon Jubani mban ritin fetar. Besimtarë me qirinj të ndezur. Duket prifti katolik i ardhur nga Italia për të marrë pjesë në meshë. Pamje e Kishës Katolike në Shkodër. Njerëz që besojnë Zotin falen. Pamje të ndryshme të ceremonisë fetare. Prifti kryen të gjitha ritet fetare për Krishlindje. Pamje e kishës, natën. Populli i mbledhur para kishës dëgjon priftin i cili predikon. Aspekte të ndryshme nga ceremonia fetare. Kisha natën, pamje e saj. Flasin me radhë klerikët. Populli dëgjon me vëmendje. Pamje e përgjithshme e grumbullit të njerëzve. Njerëz të moshave të ndryshme mbajnë qirinj të ndezur. |
| Regjisor | |
| Formulimi Muzikor | |
| Operator | |
| Montazhi | |
| Zëri | |
| Kategoria | Xhirime arkivore bruto |
| Kroma | Me ngjyra |
| Viti i prodhimit | 1990 |
| Numri i akteve | 1 |
| Kohëzgjatja (në minuta) | 5:22 |
| Vendi i prodhimit | Shqiperi |
| Producenti | Kinostudio “Shqipëria e re |
| Shënime | Materialet janë pa zë. |
| © Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit |
Share This Article




