Filmi klasik “Kapedani” (Hoshafi, Fejzo, 1972) shfaqet online në platformën europiane ARTE.tv

Për të gjithë adhuruesit e kinematografisë shqiptare!
Filmi klasik “Kapedani” (Hoshafi, Fejzo, 1972) i restauruar me kujdes profesional nga Dabimus srl , tashmë është i aksesueshëm në platformën europiane ARTE.tv – i subtitruar në 6 gjuhë europiane!
Ky është një moment i rëndësishëm për kinemanë tonë kombëtare: “Kapedani” bëhet pjesë e programit prestigjioz ArteKino Classics, që sjell në vëmendje thesaret e ekranit nga 20 vende të Europës. Shqipëria përfaqësohet denjësisht, falë punës së palodhur për restaurimin dhe sjelljen e filmave tanë të dashur në standardet e kohës moderne.
Restaurimi i filmave klasikë nuk është thjesht një akt teknik – është një akt dashurie ndaj historisë sonë kulturore dhe një mënyrë për t’ua kaluar shkëlqimin e tyre brezave të rinj, në një format të aksesueshëm dhe të vlerësueshëm ndërkombëtarisht.
Hyni tani në ARTE.tv dhe përjetoni “Kapedanin” – një komedi brilante, një dëshmi e një epoke dhe një pjesë e identitetit tonë filmik që vazhdon të jetojë!
Kapedani #ArteKinoClassics #ArteTV #KinemaShqiptare #FilmKlasik #RestaurimKinematografik #ArkiviIFilmit #kulturaeuropiane
ACE – Association des Cinémathèques Européennes
ARTE
Creative Europe
CulturAlb
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
Arkivi Qendror Shteteror i Filmit