| Kodi i referencës | I/3-242 |
| Titulli | Kolonel Bunker |
| Sinopsi | Kolonel Bunker është një parabollë politike e bazuar në fakte, portrete të ngurtësuara mbi të cilat regjimi paranojak terrorizoi popullin tonë. Është viti 1974 dhe tipi stalinian i qeverisë shqiptare që ka tjetërsuar virtytin e gjithë qyteteve të botës, tërhiqet brenda një lloji izolimi neurotik. Ishte krijuar një program i njohur me emrin “Bunkerizim”. Filmi fokusohet mbi përshkrimin e një burri i cili jeton me ankthe reale. Muro Neto, një ushtarak profesionist, njihet si “Kolonel Bunker”. |
| Çmime | Filmi nderohet me “Le prix de la critique” në Mediterranean Film-Fest në Bastije, France; Fitoi Cmimin e Veçantë të Jurisë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Izmir, Turqi; Në vitin 1996 ishte përzgjedhja e Shqipërisë për aplikimet për Çmimet OSKAR në kategorinë e filmit më të mirë ndërkombëtar; u nderua me Çmimin e Parë (Grand Prix) në Euro-Festival, Saint Etienne, France që u zhvillua nga 2-9 dhjetor 1997. Në festivalin e 11-të të Filmit Shqiptar, që u zhvillua në Tiranë 24-27 prill, 2000, u shpall si filmi më i mirë dhe u nderua me Kupën e Festivalit. Me çmim të posaçëm u nderuan dhe dy komponentë të tij: kolona zanore dhe grimi; Çmimi i UNESCO-s në Festivalin e Filmit në Venecia 1998. |
| Skenarist | Kujtim Cashku |
| Teksti | |
| Regjisor | Kujtim Cashku |
| Kompozitor | Andrezej Krauze |
| Drejtor fotografie | Afrim Spahiu |
| Operator | Yerzy Rudzinsji |
| Piktor | Shaqir Veseli |
| Montazhier | Kahena Attia Riveill, Shazije Kapoli |
| Zëri | Ilir Gjata |
| Aktorë | Agim Qirjaqi, Ana Nehrebecka, Cun Lajci, Guljelm Radoja, Kadri Roshi, Petrit Malaj. |
| Kategoria | Film artistik |
| Kroma | Me ngjyra |
| Viti i prodhimit | 1996 |
| Viti i premierës | 1996 |
| Numri i akteve | 10 |
| Kohëzgjatja (në minuta) | 103 min |
| Vendi i prodhimit | Shqipëri |
| Vendi i xhirimit | Tiranë |
| Producenti | 3B Productions, Agencja Produkcji Filmowej, Centre National de la Cinématographie (CNC), Ministère des Affaires Étrangères, Orafilm, Zespol Filmowy “Dom” |
| Shënime | |
| © Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit |
Share This Article




