Kodi i referencës I/3-55
Titulli Thirrja
Viti i prodhimit 1976
Viti i premierës 26 tetor 1976, Tiranë
Sinopsi Kujtim Morava shkon të punojë në një fshat shumë të prapambetur ku vepron ende kanuni. Kujtimi merr pjese në prishjen e kishave dhe të xhamive të cilat quheshin qendra të mbështetjes së kanunit dhe të prapambetjes. Filmi bazohet në ngjarje të vërteta të reformave të ndërmarra në fund të viteve ‘60 nga partia në pushtet për ndalimin e besimeve fetare.
Çmime  
Skenarist Kujtim Gjonaj, Ilinden Spasse
Teksti  
Regjisor Fehmi Hoshafi
Kompozitor Tahsim Hoshafi
Operator Bardhyl Martiniani
Piktor Arben Basha
Regjisore Montazhi Krisanthi Kotmilo
Zëri Arben Rino
Aktorë Astrit Çerma, Liri Lushi, Ndrek Luca, Albert Verria, Nikolin Xhoja, Vangjel Heba, Tinka Kurti, Viktor Bruçeti, Lutfi Hoxha.
Kategoria Film artistik
Kroma Bardhë e zi
Numri i akteve 7
Kohëzgjatja (në minuta) 71 min
Vendi i prodhimit Shqipëri
Vendi i xhirimit Postribë, Koplik
Producenti Kinostudio “Shqipëria e re”
Shënime Filmi është realizuar sipas motiveve te romanit “Zjarre” te Sterjo Spasses. Diskutohet filmi ne mbledhjen e Këshillit Artistik te dt. 23. 04. 1976. Diskutojnë Llazar Siliqi, Vath Koreshi, Ksenofon Dilo, Peci Dado, Todi Bozo, Piro Milkani, Dhimitër Anagnosti, Kristaq Dhamo, Ilind Spase, Fehmi Hoshafi, Vangjush Zallemi. Filmi vlerësohet por autorët duhet të realizojnë dhe nje sërë vërejtjesh dhe sugjerimesh.
© Copyright Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit