Kodi i referencës | I/2-993 |
Titulli | Gadishmeri, vendosmeri, unitet |
Sinopsi | Në kuadrin e zbatimit të detyrave të Komitetit Qendror për forcimin e gjithanshëm, të aftësisë mbrojtëse të vendit, në rrethin e Durrësit u zhvillua një stërvitje ku morën pjesë efektivat e armëve e të shërbimeve, të strukturave të ndryshme të mbrojtjes. Në këtë stërvitje mori pjesë sekretari i I i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, Ramiz Alia, Adil Çarçani, Simon Stefani, Prokop Murra, Rita Marko, Hekuran Isaj, Qirjako Mihali e Kiço Mustaqi. Ardhja e Ramiz Alisë dhe pritja nga ushtarakët. Një oficer i shpjegon Ramizit. Aeroplan në fluturim. Fillimi i lojës. Pamje e fshatit që digjet. Mbledhje e shtabit të luftës. Ushtarët në pozicion. Marinarët në pozicion. Ramiz Alia duke parë me dylbi. Anija në det. Përgatitja e ndihmës së shpejtë. Ushtarët në sulm. Ramiz Alia në tribunë së bashku me shokët e tjerë duke ndjekur lojën. Ramiz Alia zbret në transhe, bisedon me oficerët që drejtojnë lojën. Takohet ne ushtarët, me pilotët, me vajzat ushtarake. Një pionier i jep lule. Aspekte nga takimi që Ramizi pati me një grup ushtarësh të repartit kundërajror. Pritja që i bëjnë Ramizit kooperativa e Kryevidhit. Pamje nga takimi dhe biseda e përzemërt. 180 m. Kiço Mustaqi i paraqet forcën Ramizit (sinkron). Në ceremoninë e mbylljes së stërvitjes flet Prokop Mura i cili i jep fjalën Ramiz Alisë. Flet Ramiz Alia (sinkron). Fillon parada e forcave të armatosura që morën pjesë në stërvitje. Me rastin e 10 Korrikut, Ramiz Alia pati një takim në Durrës me kuadrot e ushtrisë. Fjala e Ramizit (sinkron). Mbas mbledhjes Ramiz Alia përcillet me dashuri nga populli. 279,1 m. |
Çmime | |
Skenarist | |
Teksti | |
Regjisor | |
Kompozitor | |
Operator | |
Piktor | |
Montazhier | |
Zëri | |
Kategoria | Documentaries |
Kroma | |
Viti i prodhimit | 1986 |
Viti i premierës | 1986 |
Numri i akteve | 2 |
Kohëzgjatja (në minuta) | |
Vendi i prodhimit | Shqiperi |
Vendi i xhirimit | |
Producenti | Kinostudio “Shqiperia e re” |
Shënime | |
© Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit |
Share This Article