Kodi i referencës | I/2-988 |
Titulli | Ne zemer te dibraneve |
Sinopsi | Panoramë e Dibrës. Peizazhe të ndryshme të saj. Pamje e Peshkopisë dhe ndërtimeve të reja të qytetit. Flet (sinkron) Haxhi Lleshi. Pamje e pllakave përkujtimore dhe e lapidarëve të Luftës Nacional-Çlirimtare. Pionerët bëjnë homazhe në varrezat e dëshmorëve. Vendosin lule nëpër varre. Busti i Nazmi Rushitit. Foto dëshmorësh, lapidarë. Kujtimet e Enver Hoxhës për Nexhmije Xhuglinin. Enver Hoxha e Nexhmija së bashku. Foto të Qemal Stafës, Nexhmijes dhe Enverit. Shkrime të Haki Stërmillit. Shtëpi të ndryshme dibrane. Pllaka të vendosura në shtëpitë bazë të luftës. Kronikë nga vizita e Enver Hoxhës në Dibër. Pritja e ngrohtë dhe plot entuziazëm që i bën populli. Takimi i tij me popullin dhe biseda me kooperativistët e Brezhdan Zdojanit. Aspekte nga punët e kooperativistëve në bujqësi. Flet (sinkron) një kooperativiste. Peizazhe blegtorale. Bagëtitë në kullotë. Qethja e dhënve dhe gatitja e djathit në baxho. Pamje të fshatit dibran dhe të arritjeve të tij. Pamje nga frutikultura. Vjelja e qershive. 254, 60m. Pamje e ujit që kalon nëpër kanalin që projektoi heroi i punës socialiste Gani Tuçepi. Kronikë e punës së bërë në atë kohë. Shefqet Peçi përuron Kanalin e Setës. Pamje e kanalit. Rezervuari i ujit. Traktor duke punuar tokat e futura nën ujë. Panoramë e Bulqizës. Njerëzit duke ecur nëpër rrugë. Minatorët duke punuar. Pamje nga miniera e kromit. Aspekte nga një orë mësimi në një nga shkollat e Bulqizës. Letërkëmbimi i shokut Enver me familjen e Dritës, qytetarja e dymiliontë e Shqipërisë. Kronikë e vizitës së Enver Hoxhës në 1967, në kohën e tërmetit të madh. Enver Hoxha duke biseduar me minatorët dhe popullin e Bulqizës. Në këtë vizitë Enver Hoxha shoqërohet nga Adil Çarçani. Pamje e punëtorëve që punojnë në mes të borës së madhe. Enver Hoxha duke biseduar me shoferët që çajnë borën. Aspekte nga vizita e shokut Enver në postën e Ballës ku takohet me Mehmet Elezin, i cili ka zënë vendin e vëllait të vrarë nga tërmeti Agron Elezi. Enver Hoxha duke folur. 254, 50m. Flet (sinkron) Adem Xhepa nga Gorenca. Enver Hoxha duke folur me popullin. Takohet me vullnetarët e ardhur nga gjithë Shqipëria. Viziton të plagosurin në spital. Peizazh bore. Një vajzë e vogël duke recituar, ajo sot mjeke duke vizituar të sëmurët. Flet sinkron Sanije Reka. Aspekte nga puna në spital dhe shërbimi mjekësor. Pamje nga puna e gruas dibrane në sektorë të ndryshëm të prodhimit. Gra duke punuar xunkthin. Mësuesja duke shpjeguar mësimin. Tefta Çami duke folur. Edukatorja duke u kujdesur për fëmijët. Aspekte nga jeta në një familje dibrane. Pamje nga ndërtimet e reja. Pamje e shkollës. Muzeu. Biseda me Azis Gjergjin për këngën dhe vallen dibrane. Amatorët duke kënduar. Peizazh fushe e mali. 208, 80m. |
Çmime | |
Skenarist | |
Teksti | |
Regjisor | |
Kompozitor | |
Operator | |
Piktor | |
Montazhier | |
Zëri | |
Kategoria | Documentaries |
Kroma | |
Viti i prodhimit | 1986 |
Viti i premierës | 1986 |
Numri i akteve | 3 |
Kohëzgjatja (në minuta) | |
Vendi i prodhimit | Shqiperi |
Vendi i xhirimit | |
Producenti | Kinostudio “Shqiperia e re” |
Shënime | |
© Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit |
Share This Article