Kodi i referencës I/2-987
Titulli Voten Frontit, besen Partise
Sinopsi Panoramë e Tiranës në 27 prill 1986, ditën e zgjedhjeve për kandidatët e Frontit Demokratik e këshillat e gjykatat popullore. Njerëzit duke kërcyer në qendrat e votimit. Komisioni i votimit. Njerëzit duke votuar në qendra të ndryshme votimi. Pamje e qendrës së votimit në lagjen e themelimit të Partisë. Pamje e rrugicës dhe shtëpisë ku u themelua Partia. Pamje e qendrës së votimit nr. 5, ku ka ardhur për të votuar udhëheqësi i Partisë Ramiz Alia i shoqëruar nga shoku Adil Çarçani. Mbasi i dhurojnë lule, Ramiz Alia voton. Aspekte nga takimi i tij me popullin që ka dalë për ta pritur. Pamje nga qendra të tjera votimi. Njerëzit duke votuar. Kompjuterat që bëjnë numërimin. Manush Myftiu, Hajredin Çeliku, Foto Çami, Simon Stefani, Lenka Çuko, Hekuran Isaj, Besnik Bekteshi, Llambi Gegprifti duke votuar së bashku në familjet e tyre. Njerëz duke kërcyer e të tjerë duke votuar në qendra të ndryshme të votimit. Fëmijë duke luajtur të gëzuar.
Çmime
Skenarist
Teksti
Regjisor
Kompozitor
Operator
Piktor
Montazhier
Zëri
Kategoria Documentaries
Kroma
Viti i prodhimit 1986
Viti i premierës 1986
Numri i akteve 1
Kohëzgjatja (në minuta)
Vendi i prodhimit Shqiperi
Vendi i xhirimit
Producenti Kinostudio “Shqiperia e re”
Shënime
© Copyright Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit