Kodi i referencës | I/2-978 |
Titulli | Helmës |
Sinopsi | Panoramë e Helmësit nga avioni. Pamje e fushës së Linzës. Festohet 40-vjetori i Kongresit të B.R.K.SH. Piktorët duke rregulluar gazetën e murit që do të funksionojë gjatë festimit të përvjetorit. Rregullohet qendra e zërit dhe perdja e kinemasë. Pamje e sallës së Kongresit. Pamje e lapidarit. Ardhja e Ramiz Alisë dhe Foto Çamit, të cilët takohen me ish-delegatët e Kongresit në qendrën e fshatit Helmës. Përurimi i Muzeut Historik. Ramiz Alia ulet në oxhakun e shtëpisë-muze. Ramiz Alia bën vizitë në shtëpinë e Novruz Bilimanit. Dhoma ku ka banuar Enver Hoxha. Ardhja e delegatëve. Takimet e tyre. Ish-partizanët shikojnë stendat. Duket Pashko Çomo e Dallandyshe Fjore. Ish-partizanët rreth zjarrit partizan. Foto të ndryshme. Bisedojnë me Ramizin dhe Foto Çamin rreth zjarrit. Këndojnë të gjithë së bashku. Foto nga Kongresi i I. Fishekzjarre me rastin e festës. Lindje dielli. Ish-partizanët pinë ujë te burimi. Lexojnë gazetën. Ramiz Alia takohet përsëri me ta. Pamje nga mitingu i organizuar me rastin e 40-vjetorit. Mitingun e hap sekretari i I i K.Q. të Rinisë, Mehmet Elezi. Fjalën e merr Ramiz Alia, i cili flet sinkron. Në emër të K.Q. të PPSH-së përshëndet Foto Çami. Pamje e sallës së Kongresit ku mblidhen ish-delegatët. Flet Ramiz Alia. Delegatët dëgjojnë. Firmosin me radhë librin e nderit. Firmos Ramiz Alia. Pamje e përgjithshme e fushës së Linzës. |
Çmime | |
Skenarist | |
Teksti | |
Regjisor | |
Kompozitor | |
Operator | |
Piktor | |
Montazhier | |
Zëri | |
Kategoria | Documentaries |
Kroma | |
Viti i prodhimit | 1986 |
Viti i premierës | 1986 |
Numri i akteve | 1 |
Kohëzgjatja (në minuta) | |
Vendi i prodhimit | Shqiperi |
Vendi i xhirimit | |
Producenti | Kinostudio “Shqiperia e re” |
Shënime | |
© Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit |
Share This Article