Kodi i referencës | I/2-976 |
Titulli | Bilbil Matohiti |
Sinopsi | Pamje e fshatit Lekdush të Kurveleshit ku lindi Heroi i Popullit Mustafa Matohiti. Pamje e shtëpisë së tij. Oxhaku i shtëpisë. Kafazi i pëllumbave në oborr. Foto të Mustafait të ri. Pëllumbat duke fluturuar. Shkolla e Delvinës ku Mustafai mori mësimet e para. Pamje e Tiranës së paraçlirimit, pazari i vjetër dhe varfëria e popullit. Foto të tij dhe të shokëve. Librat komunist qe ai lexonte, luksi në oborrin e Zogut. Pamje e burgut të Tiranës ku Matohiti ka ndenjur i arrestuar për rrezikshmërinë e tij si njeri me ide komuniste. Haki Toska kujton(sinkron). Pamje e një shtëpie në Lekdush ku Mustafai u internua. Formimi i Partisë. Lindje dielli. Oxhaqe shtëpish ku ka ndenjur Mustafai. Pikturë e Mustafait. Fshatra të Kurveleshit ku ka vepruar dhe ka ndenjur heroi. Pamje e rrapit të Mashkullores ku ka folur Mustafai duke i grisur maskën e demagogjisë fashiste. Foto e Mustafait mes popullit. Pamje e krahinës së Lekdushit, foto të çetës partizane. 279 m. Pamje e kodrave të Lekdushit ku u krijua e para çetë partizane e krahinës. Pamje e pyjeve të Lekdushit. Një veteran flet (sinkron).Shtëpia ku punonte Matohiti si sekretar i celulës së partisë. Foto të shokëve të tjerë të tij. Shkresa e letra, aktiviteti i ngjeshur i kësaj celule. Pamje e fshatrave dhe zonës së Kurveleshit ku ka vepruar heroi. Foto të ndryshme. Ish kulla e Ali Bej Këlcyrës. Hartë lufte. Haki Toska kujton (sinkron). Pamje e kodrave të Mallakastrës. Vendet e betejave të ndryshme. Aspekte nga beteja ku vriten Dino Kalaja dhe Lefter Talo e Maliq Gosnishti. Vritet dhe heroi i popullit Mustafa Matohiti. 284,50m. |
Çmime | |
Skenarist | |
Teksti | |
Regjisor | |
Kompozitor | |
Operator | |
Piktor | |
Montazhier | |
Zëri | |
Kategoria | Documentaries |
Kroma | |
Viti i prodhimit | 1986 |
Viti i premierës | 1986 |
Numri i akteve | 2 |
Kohëzgjatja (në minuta) | |
Vendi i prodhimit | Shqiperi |
Vendi i xhirimit | |
Producenti | Kinostudio “Shqiperia e re” |
Shënime | |
© Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit |
Share This Article