Kodi i referencës I/2-971
Titulli Bleron kjo lulja e Jonit
Sinopsi Panoramë e Sarandës dhe e detit Jon. Pamje nga ambjentet çlodhëse të Sarandës. Fëmijët duke luajtur. Pamje e pallateve të reja të Sarandës. Kronikë nga takimi i shokut Enver me popullin e Sarandës. Enver Hoxha duke përqafuar një fëmijë. Vizita e tij në varrezat e dëshmorëve. Vendos një kurorë në varreza dhe një buqetë me lule në varrin e Vasil Laçit e Lefter Talos. Perëndimi në bregdetin e Jonit. Panoramë e kënetës së dikurshme. Të rinjtë duke punuar tokat. Hapje e rrugëve të reja. Hapja e kanalit të Çikës. Enver Hoxha duke folur. Pret shiritin e inagurimit të kanalit. Pamje e kanalit sot. Pamje e agrumeve. Enver Hoxha duke biseduar me kooperativistët. Pamje e fushave të mbjella. Sinkrona e Stavro Zefirit (Karanxha). Aspekte nga korrja e misrit dhe e grurit. Pamje e stallave të lopëve. Syri i kaltër i Bistricës. Minatorët duke punuar. Pamje e tunelit. Spiro Koleka pret shiritin e inagurimit. Pamje e turbinës së hidrocentralit. 229, 10m. Vizita e Enver Hoxhës në hidrocentral. Aspekte nga bisedat e tij me punëtorët. Sinkrona e sekretarit të partisë Gaqo Kule (Konispol). Aspekte nga sistemimi ujitës i fushës. Traktor duke punuar. Pamje nga tërmeti i 1975 në fshatrat e Sarandës. Letra e shokut Enver Hoxha dërguar fshatarëve me këtë rast. Aspekte nga vjelja e frutave në fushat e Sarandës. Aeroplani që bën spërkatjen e tokës. Pamje e fushave të Vrinës. Aspekte nga vizita e shokut Enver Hoxha në kooperativën e Vrinës. Enver Hoxha duke biseduar me barinjtë. (sinkrona) e Thoma Cullaqit. Enver Hoxha duke parë tufat e deleve. Pamje nga shtegëtimi i banorëve të Sarandës para çlirimit. Pamje nga baxhot dhe nga përpunimi i qumështit. Pamje e bregdetit të Jonit. Enver Hoxha duke parë me dylbi tarracat. Të rinj duke punuar për tarracimin e kodrave. 225, 50m. Pamje malesh. Kronikë e vizitës së shokut Enver Hoxha në Sarandë. Flet Enver Hoxha për të ardhmen e Sarandës. Pamje e brezareve. Enver Hoxha duke parë plantacionet e agrumeve. Të rinjtë duke punuar, duke vaditur agrumet. Flet (sinkron) Qendro Vlashi (kryeagronom i Lukovës). Vjelje agrumesh. Njerëzit duke pritur ardhjen e shokut Enver Hoxha. Enver Hoxha midis popullit duke parë plantacionet. (sinkrona e Enver Hoxhës në Ksamil). Largimi nga Ksamili. Pamje e plantacioneve të agrumeve. Aspekte nga peshimi i troftës dhe puna e peshkatarëve. Pamje nga vjelja e rritja e midhjeve. Aspekte nga peshkimi në liqen. 205m. Aspekte nga puna në fabrikën e përpunimit të frutave. Aspekte nga puna e vajzave në punishten e qilimave. Momente nga argëtimi i punonjësve në lokalet e ndryshme të qytetit. Aspekte nga jeta e nxënësve në shkollën e mesme bujqësore “Namik Delvina”, të cilët zbatojnë porositë e shokut Enver që iu ka lënë gjatë vizitës që bëri në këtë shkollë. Aspekte nga kronikat e vizitës së shokut Enver në Sarandë. Vendos një kurorë në lapidarin e patriotit Hasan Tahsin. Nderon me grusht dhe përulet para tij. Momente nga vizitat e Enverit në Butrint. Pamje nga zbulimet arkeologjike në Butrint. Arkeologët duke punuar. Pamje e zbulimeve të fundit. Aspekte nga takimi i Enver Hoxhës me kuadrot e partisë e pushtetit të rrethit. Enver Hoxha duke parë koncertin e dhënë nga grupet artistike të Sarandës me rastin e vizitës së tij. Enver Hoxha duke kërcyer me fatosat (sinkron) valle popullore. Pamje e Sarandës. 191, 80m.
Çmime
Skenarist
Teksti
Regjisor
Kompozitor
Operator
Piktor
Montazhier
Zëri
Kategoria Documentaries
Kroma
Viti i prodhimit 1986
Viti i premierës 1986
Numri i akteve 2
Kohëzgjatja (në minuta)
Vendi i prodhimit Shqiperi
Vendi i xhirimit
Producenti Kinostudio “Shqiperia e re”
Shënime
© Copyright Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit