Kodi i referencës I/2-970
Titulli Një ditë në kantierin detar
Sinopsi Pamje e Durrësit dhe e portit. Një grup nxënësish të shkollës “Naim Frashëri” vizitojnë portin. Pamje e një anije të re. Nxënësit duke e vizituar. Heroi i Punës Socialiste Gani Ismailati iu flet atyre. Foto të portit të vjetër në ditët e paraçlirimit. Pamje e portit sot. Ganiu tregon për ndërtimin e anijes së parë. Momente të ndryshme pune. Konstruktorët duke biseduar dhe shkëmbyer mendime për anijen e re. Konsulta me mjeshtrit veteranë Muhamet Tula, Ndoc, Muho Kaverebi, Stile Palin në byronë teknologjike. Maketi i anijes 1400 tonëshe. Byroja konstruktive e kantierit me konstruktorët e rinj Petrit Xikon, Vaide Pici, Diamanta Mato e Ilir Shaja duke diskutuar projektin e Ganiut. Pamje e skicave. Fillon zbatimi i projekteve. Aspekte nga puna nëpër reparte të ndryshme të kantierit detar për ndërtimin e pjesëve të ndryshme të anijes. Pamje e skeletit në port. Punëtorët e inxhinierët diskutojnë së bashku. Pamje nga saldimi dhe vendosja e pjesëve të ndryshme. Pamje e anijes gjysmë të gatshme. Nxënësit me heroin duke vizituar portin. Zbulimi i anijes para se të hidhet në ujë. 264m. Pamje nga kantieri ku riparohen anijet e peshkimit. Eksperimentet që bën grupi shkollor i universitetit në laborator. Diskutimi i inxhinierëve dhe punëtorëve të kantierit me specialistët e universitetit për përmirësimin e punës. Drejtori i kantierit Afron Vishka së bashku me inxhinierin Tofik … vijnë për të biseduar me punëtorët për vështirësitë dhe problemet që dalin gjatë punës. Aspekte nga ditët e fundit të ndërtimit të anijes. Inxhinier Fatmir Mborja duke u marrë me morsin e anijes. Vasil Aleksi punon për instalimin e fundit të radarit. Kurse inxhinier Remzi Hoxha, shef i laboratorit instalon kuadrin e përgjithshëm elektrik të anijes. Nxënësit e shkollës njihen kështu me vështirësitë dhe punën e madhe që bëjnë punonjësit e kantierit detar për ndërtimin e anijes 1400 tonëshe. Nxënësit duke shëtitur me anije. 164, 70m.
Çmime
Skenarist
Teksti
Regjisor
Kompozitor
Operator
Piktor
Montazhier
Zëri
Kategoria Documentaries
Kroma
Viti i prodhimit 1986
Viti i premierës 1986
Numri i akteve 2
Kohëzgjatja (në minuta)
Vendi i prodhimit Shqiperi
Vendi i xhirimit
Producenti Kinostudio “Shqiperia e re”
Shënime
© Copyright Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit