Kodi i referencës | I/2-969 |
Titulli | Rrahin zemrat për Enverin |
Sinopsi | Pamje e Pukës. Panorama të ndryshme nga jeta kulturore e qytetit dhe nga ambjentet e ndryshme të tij. Kronikë e vizitës së shokut Enver Hoxha në Pukë në pranverë të 1970. Enver Hoxha midis popullit. Aspekte nga fjala e tij. Pamje e Pukës në festë. Enver Hoxha viziton muzeun e Pukës. Objekte të ndryshme nga muzeu. Gravurë e mjerimit të popullit. Foto e Migjenit. Fshatarë me thasë në krahë që bluajnë misrin. Pamje e fshatit sot në Pukë. Pamje e Pukës sot. Ambjentet e ndryshme kulturore të saj. Njerëzit duke shëtitur. Fëmijë që luajnë. Pamje e apartamenteve të reja. Kronikë e vizitës së shokut Enver në varrezat e dëshmorëve që bën homazhe. Pamje malesh dhe foto të luftëtarëve të lirisë. (sinkronë) e nënës së Shote Puka. Nëna Shote midis fëmijëve duke kujtuar takimet me shokun Enver. Foto e saj me shokun Enver Hoxha. 271, 50m. Pamje e përgjithshme e Pukës. Shoferja e parë Raze Puka flet (sinkronë). Foto e shokut Enver me Razen. Razja në makinë, në Kongres të Partisë duke u përqafuar me shokun Enver. Pamje e pyjeve të Fushë-Arrëzit. Makinat e mbushura me trungje duke udhëtuar. Aspekte nga puna e sharrëxhinjve. Aspekte nga puna në fabrikën e përpunimit të drurit, transportimi dhe stivosja e trungjeve dhe e dërrasave. Foto të shokut Enver me punëtorët e kësaj fabrike gjatë vizitës së tij në të. Heroi i Punës Socialiste Frok Haxhia flet (sinkronë). Pamje nga punimet artistike në dru të bëra nga punëtorët pukjanë. Punimet e ndryshme artistike të vendosura nëpër lokale. Pamje të ndryshme nga Fushë-Arrëzi. Kronikë e vizitës së shokut Enver në Fushë-Arrëz. Heroina e Punës Socialiste Rabie … (flet) sinkronë. Fëmijët që vrapojnë në lëndinë. 257,30m. Pamje nga malet e Pukës. Gjeologët duke kërkuar mineral. Sondat e shpimit në veprim. Gjeologët duke diskutuar për gurët. Aspekte nga puna e gjeologëve në shi e borë. Vështirësitë e punës së tyre. Aspekte nga puna në laboratorë për kampionet e gjetura. Kronikë e vizitës së Enver Hoxhës në Pukë më 1952. Aspekte nga bisedat e përzemërta me pukjanët trima. Pamje sot nga fshatrat e Pukës. Hapja e rezervuarëve të rinj. Bagëtitë në kullotë. Pamje e zonës së Mërkurit. Shkolla dhe shtëpitë e banimit ku banojnë sot pukjanët. Rapsodi Ndue Shyti flet (sinkron). Pamje e fshatit Mërkur, pamje e shkollës dhe ndërtimeve të reja. Ansambli i Pukës këndon dhe vallëzon. Pamje të bukura nga Puka dhe pamje e përgjithshme e saj. 237,40m. Pjesë e kolanës Enver Hoxha dhe Puka. |
Çmime | |
Skenarist | |
Teksti | |
Regjisor | |
Kompozitor | |
Operator | |
Piktor | |
Montazhier | |
Zëri | |
Kategoria | Documentaries |
Kroma | |
Viti i prodhimit | 1986 |
Viti i premierës | 1986 |
Numri i akteve | 3 |
Kohëzgjatja (në minuta) | |
Vendi i prodhimit | Shqiperi |
Vendi i xhirimit | |
Producenti | Kinostudio “Shqiperia e re” |
Shënime | |
© Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit |
Share This Article