Kodi i referencës | I/2-964 |
Titulli | Rron populli – rron Enveri |
Sinopsi | Panoramë e fushave të Fierit. Pamje e qytetit. Flasin një veteran, një naftëtar, një plakë. Pamje e Muzeut Historik të FIerit. Foto partizanësh. Kronikë e vizitës së shokut Enver në Fier. Takohet me nënat e dëshmorëve dhe bën homazhe në varrezat e dëshmorëve. Nënat vendosin lule në varret e bijve të tyre. Pamje e qytetit të Fierit sot dhe në të kaluarën. Kronikë e vizitës së shokut Enver në ekspozitën e bujqësisë. Enver Hoxha në mes të popullit. Pamje e shtëpive të reja në fshatrat e Fierit. Të rinjtë duke shkuar në punë. Inagurimi i kanalit vaditës. Pamje e hidrovorit të fuqishëm. 241, 20m. Sinkrona e shokut Enver për prodhimet bujqësore. Pamje e punëve në bujqësi. Korrja e grurit me autokombajna. Kronikë e vizitës së shokut Enver në Fier më 1968. Aspekte nga vizita në kooperativën bujqësore të Gracalisë. Enver Hoxha midis vajzave fshatare, biseda e ngrohtë me to. Pamje e stallave të lopëve. Lopët në kullotë. Të rinjtë japin koncert në sheshin e Apollonisë. Pamje të veprave të artit. Pamje e Apollonisë sot. Pamje nga ndërtimet e para të Azotikut. Enver Hoxha duke vizituar veprën. Nxjerrja e plehut azotik. Pamje e përgjithshme e Azotikut. 244, 40m. Pamje e Patosit. Aspekte nga puna e puseve të naftës. Kronikë e vizitës dhe takimit të shokut Enver me naftëtarët në Patos. (sinkrona e shokut Enver për naftën). Enver Hoxha duke folur. Aspekte nga puna në laboratorët modern të naftës dhe në institutin e kërkimeve. Specialistët duke diskutuar. Analizat e ndryshme të tokës. Pamje e qytetit të Ballshit dhe e rafinerisë. Punëtorët që shkojnë në punë. Ata duke punuar në rafineri. Pamje e shtëpisë së shokut Enver. Foto të tij me Sulon nga Hekali. Pamje e shkollës së Fierit. Njerëzit duke shëtitur. Kronikë e vizitës së shokut Ramiz Alia në Fier. Takimi me popullin dhe biseda me kuadrot e partisë dhe të pushtetit. 243, 80m. Pjesë e kolanës Enver Hoxha dhe Fieri. |
Çmime | |
Skenarist | |
Teksti | |
Regjisor | |
Kompozitor | |
Operator | |
Piktor | |
Montazhier | |
Zëri | |
Kategoria | Documentaries |
Kroma | |
Viti i prodhimit | 1986 |
Viti i premierës | 1986 |
Numri i akteve | 3 |
Kohëzgjatja (në minuta) | |
Vendi i prodhimit | Shqiperi |
Vendi i xhirimit | |
Producenti | Kinostudio “Shqiperia e re” |
Shënime | |
© Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit |
Share This Article