Kodi i referencës | I/2-955 |
Titulli | Kuvend i zjarrte i unitetit. Vizita e Ramiz Alisë në rrethin e Korçës, Ersekës dhe Pogradecit |
Sinopsi | Dokumentar për vizitën e Ramiz Alisë në rrethin e Korçës, në Ersekë dhe në Pogradec gjatë gushtit 1985. Panorama e Korces. Korçarët presin me gëzim kreun e partisë Ramiz Alia i shoqëruar nga Rita Marko dhe Vangjel Cerava. Në qendër të Korçës pritej nga sekretari i parë i komitetit të partisë, Dhimiter Petro dhe nga populli i Korçës. Në varrezat e dëshmorëve të rrethit Ramiz Alia dhe Rita Marko bëjnë nderime dhe vendosin një kurorë lulesh. Ramiz Alia vendos lule mbi varret e heronjve të popullit. Në orën 10 të datës 26 gusht organizohet miting. Fjalën e hapjes e mban Dhimiter Petro. Ramiz Alia mban një fjalim. Panorama e Korces. Po dëgjojnë Pandi Raidhi, Leka Shkurti, Olga Mitrushi. Aspekte nga vizita e Ramiz Alisë në muzeun e lëvizjes komuniste në Korçë. Ramizi bisedon me veteranët e luftës. Pamje nga stendat dhe objektet e muzeut. Ramiz Alia viziton shtëpinë ku banonte Enver Hoxha. E pret me shumë dashuri halla Polikseni duke folur për vitet kur Enveri jetonte në shtëpinë e saj dhe punonte në Korçë. Ecni nëpër rrugicat e Korçës. Kudo populli e pret me dashuri dhe respekt. Vizitë në shtëpinë e Mihal Lakos. Bisedë e përzemërt me komunistin veteran. Aspekte nga vizita e Ramiz Alisë në fabrikën e tekstilit dhe në parkun e automobilave “Raqi Themeli”. Takohet dhe bisedon me heroin e punës socialiste, Pilo Lera. Bisedë e ngrohtë me punonjësit e këtij autoparku. Vizitë në minierën Mborje-Drenovë. Biseda me minatorët. Me këtë rast organizohet një takim në minierë, ku flet Ramiz Alia. Ramiz Alia dekoron minierën me dekoratën më të lartë “Hero i punës socialiste”. Panorama e fushave të Maliqit. Aspekte nga puna në arat e mbjella me panxhar. Ramiz Alia takohet dhe bisedon me të rejat në fermën kolektive. Në sektorin “Drithas” organizohet një takim mes punëtorëve dhe drejtuesve. Ramiz Alia pritet nga punonjësit e fermave kolektive të Pojanit dhe ata bëjnë një bisedë. Në festën e bukës në Pojan, Ramizi ftohet në një drekë të organizuar për nder të tij dhe i jepet bukë e freskët e bërë me grurin e sapo korrur. Rita Marko flet. Ramiz Alia dekoron punëtorët e fermës kolektive të Pojanit. Panorama e Vithkuqit. Njerëz që vijnë të takohen dhe të bisedojnë me Ramiz Alinë. Vizitë në muzeun e fshatit. Ramiz Alia vendos lule te busti i Naum Veqilharxhit në shenjë nderimi. Ramiz Alia mban fjalën në mitingun e organizuar në Vithkuq. Aspekte nga vizita dhe takimet e Ramiz Alisë në Bilisht. Aspekte nga një koncert festiv i organizuar aty ku grupe amatore dhe profesionale performojnë valle dhe këngë tradicionale. Koncerti organizohet në pallatin e sportit në Korçë. Pas koncertit Ramiz Alia takohet me artistët. Takimi i Ramiz Alisë me artistët dhe shkrimtarët e qarkut të Korçës. Biseda e tij e ngrohtë me ta. Pandi Raidhi, Dhorke Orgocka, Dhimiter Orgocka, po degjojne me vemendje. Aspekte nga takimet e Ramizit me përfaqësues të pushtetit vendor. Largimi nga Korca. Panorama e Ersekes. Aspekte nga pritja e Ramiz Alisë nga njerëzit në Erseke. Takime me veteranët e luftës. Ata vendosin kurora lulesh në varrezat e dëshmorëve në shenjë nderimi. Me këtë rast organizohet një tubim. Fjalën e hapjes e mban sekretari i parë i partisë, Hiqmet Cuka. Flet Ramiz Alia. Bisedë me punonjësit e fermës kolektive “Josif Pashko”. Takim me stafin drejtues të qytetit të Kolonjës. Panorama e Pogradecit. Pogradecarët e pritën ngrohtësisht Ramiz Alinë gjatë vizitës së tij atje. Takim me stafin drejtues te Pogradecit. Ramiz Alia largohet nga Pogradeci. |
Çmime | |
Skenarist | |
Teksti | |
Regjisor | |
Kompozitor | |
Operator | |
Piktor | |
Montazhier | |
Zëri | |
Kategoria | Documentaries |
Kroma | |
Viti i prodhimit | |
Viti i premierës | 1985 |
Numri i akteve | |
Kohëzgjatja (në minuta) | |
Vendi i prodhimit | Shqiperi |
Vendi i xhirimit | |
Producenti | Kinostudio “Shqiperia e re” |
Shënime | |
© Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit |
Share This Article