Kodi i referencës I/2-937
Titulli Fanfara e te vegjelve
Sinopsi Femijet duke degjuar fanfaren e muzikanteve te vegjel te pallatit te pioniereve. Nje djale i vogel qe i ndjek kudo nga pas. Edhe ai ka qejf te futet ne kete fanfare. Nje dite duke degjuar nga dritarja mesimin qe profesori Shefqet u jepte femijeve futet dhe ai brenda dhe fillon te mesoje si ti bjere basit. Ne fillim meson notat dhe me vone si ti bjere basit. Djali duke mesuar instrumentin edhe ne shtepine e tij dhe ne ate te mesuesit qe eshte shume i apasionuar. Aspekte nga nje ore mesimi i veglave frymore ne Liceun Artistik. Ne shtepine e mesuesit djali shikon fotografite e mesuesit kur ishte partizan dhe se qe ne ate kohe ai i binte vegles muzikore. Pas shume mesimesh dhe provash me ne fund dhe djali behet antare i fanfares se vogel dhe se bashku me shoket fillon ti bjeri vegles neper rruget e qytetit duke u degjuar me kenaqesi nga te vegjlit dhe te rriturit. Ata japin shfaqje jo vetem ne Tirane por dhe ne qytete te tjera te vendit. Pamje e Krujes dhe e fanfares se vogel duke i rene veglave neper rruget e Krujes. Me radtin e festes se debatikut fanfara e vogel luan ne monumentin ku pranohen ne radhet e pionierit shume fatosa te dalluar.
Çmime
Skenarist Ilia Dede
Teksti
Regjisor Adriana Elini
Kompozitor Mira Mecule
Operator Niko Treni
Piktor
Montazhier Eglantina Kume
Zëri Luiza Matraku
Kategoria Documentaries
Kroma
Viti i prodhimit 1985
Viti i premierës 1985
Numri i akteve 1
Kohëzgjatja (në minuta) 9.98
Vendi i prodhimit Shqiperi
Vendi i xhirimit Tirane
Producenti Kinostudio “Shqiperia e re”
Shënime
© Copyright Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit