Kodi i referencës I/2-827
Titulli Koha e Partise
Sinopsi Panorame e liqenit te Kukesit nga lart. Banore te Kukesit duke pare liqenin qe ka permbytur Kukesin e vjeter. Pamje te ndryshme nga Kukesi i ri. Pamje e turbinave te Fierzes. Shtyllat e tensionit te larte. Pamje e salles se Radio Tiranes ku fillojne emisionet. Njerezit duke filluar diten e re te punes. Levizje e madhe ne stacionin e trenit. Fillimi i punes ne nendeteset tona, ne uzina e fabrika, ne zyra e ne fusha. Pamje nga shtepia ku u themelua Partia. Foto te ndryshme nga kjo date e shenuar. Tabloja e themelimit te Partise. Retrospektive ku Enver Hoxha flet sinkron ne Kongresin e I, te V e te VIII te Partise. (281.90m) Pamje nga derdhja e monumenteve te ndryshme ne bronz. Heronjte e bronzte si Skenderbeu, Margarita Tutulani. Pamje nga monumenti i Hysni Kapos ne Vlore. Monumenti i luftes se Drashovices. Heroinat e Rreshenit. Pamje te Korces dhe e varrezave te deshmoreve. Foto te ndryshme te viktimave dhe shkaterrimeve te Boroves. Foto te cetave te ndryshme luftetaresh e partizanesh. Retrospektive e pervjetorit te pare te clirimit te Shqiperise. Krahasimi i parakalimit te pare te clirimit me ate te 35 vjetorit te clirimit. Pamje nga kenetat e vendit dhe krahasimi i po atyre fushave te mbushura me grure. Kombajnat ne rrjeshta duke korrur grurin e bollshem. Nje kryetar kooperative flet (sinkron). Pamje nga vaditja artificiale e fushave. Pamje nga pushimet e femijeve ne plazhin e Durresit. Ndertimi i anijes 2700 toneshe ne kantierin detar. Anijet e flotes sone tregetare qe kthehet nga sherbimi i larget. Flet (sinkron) kapiteni i anijes “Arberia”. Vapore qe ngarkohen ne port me mineralet tona dhe me prodhime te ndryshme shqiptare. (262.60m) Pamje nga prodhimi i batanijeve ne kombinatin e tekstileve Berat. Drejtoresha Elvira Dushku duke drejtuar mbledhjen e keshillit teknik te kombinatit. Krahasimi me endjen primitive qe ekzistonte ne Shqiperi dhe makinerite moderne te kombinatit. Aspekte nga puna ne uzinen e instrumenteve ne Korce. Pamje nga prodhimi i detaleve gjigande ne kombinatin “Enver Hoxha”. Nderrimi i turneve neper fabrikat e uzinat tona. Njerezit qe dalin e hyjne neper fabrika. Pamje e furrnaltes. Aspekte nga shkrirja e celikut ne kombinatin metalurgjik te Elbasanit. Gazetat qe shkruajne per noten kineze, largimi i specialisteve kineze nga tradhetia e sovjetikeve, pamje nga kongresi i 20-te i tyre. Pamje nga kunderrevolucioni ne Hungari. Pamje te Pekinit. Foto te Mao Ce Dunit ne takim me Niksonin dhe me udheheqes te tjere reaksionare. Enver Hoxha duke studiuar ne studion e tij. Pamje e veprave te ndryshme te Hoxhes. Avione amerikane duke bombarduar qytete te ndryshme. Aspekte nga luftrat dhe demostratat e ndryshme neper bote. Kongreset e Partive M-L. Gazetat e ndryshme te tyre. (224m) Mitingu pas kongresit te 8-te te PPSH-se. Ceremonia e ndarjes se dekoratave te 40 vjetorit te PPSH-se. Haxhi Lleshi i dorezon dekoraten Enver Hoxhes dhe perqafohet me te. Dekorohen dhe udheheqes te tjere te Partise. Aspekte nga puna per ndertimin e hidrocentralit te Komanit. Shoferi Nikolle Cuni duke drejtuar makinen. Brigada e Shaban Gjokes duke punuar ne tunel. Ne kombinatin e sheqerit ne Maliq, komunisti Llazar Plasa, qe eshte bere drejtori i ri i kombinatit, duke drejtuar punen. Nina Andoni duke pastruar lopen, ajo ka nje rendiment shume te larte nga lopet e saj. Ne institutin e kerkimeve bujqesore ne Shkoder, kandidati i shkencave bujqesore Hysen Lacaj, duke punuar per krijimin e hibrideve te reja te misrit. Ne Plaze duke u shkembyer eksperienca me shume kuadro te vendit per rendimentet e larta ne grure. Universiteti Shteteror i Tiranes, auditoret e tij. Pamje nga puna ne institutin e Fizikes Berthamore. Flet (sinkron) nje fizikant. Aparaturat e ndryshme moderne qe perdoren ne industrine e naftes per zbulimin e vendburimeve te reja. Pamje nga uzina e perpunimit te naftes ne Ballsh. Aspekte nga puna ne qendren e matematikes llogaritese. Aparaturat elekronike per shtimin e popullsise. Panoramat e fshatrave te Dropullit. Mesimi i gjuhes greke ne shkolle. Nje nxenes reciton greqisht per Partine. Gazeta ne gjuhen greke. Retospektive e vizites se Enver Hoxhes ne Dropull. Enver Hoxha duke folur (sinkron). (212,10m) Pamje nga koncertet e asamblit tone te kengeve dhe valleve jashte shtetit. Shtypi i huaj qe shkruan per Shqiperine. Piktori Abdurahim Buza ne studion e tij duke pikturuar. Piktoret Sali Shijaku dhe R. Rusheku duke punuar nje tabllo madheshtore. Dritero Agolli duke shkruar ne studion e tij. Skulptoret Kristaq Rama dhe Odise Paskali duke punuar. Kompozitori Cesk Zadeja duke punuar ne piano. Nje vajze e vogel duke pikturuar. Flasin (sinkron) per Partine nje veteran, nje marinar, nje intelektual. Aspekte nga nje dasem socialiste ne fshatin e rinise Ksamil. Flasin (sinkron) nusja dhe dhendri. Pamje nga amfiteatri i Butrintit. Spikerat e Radio Tiranes flasin ne gjuhe te ndryshme te botes. Pamje e qendres se Tiranes naten ne feste. (191,30m)
Skenaristë Arshi Xhezo, Moikom Zeqo, Viktor Gjika
Regjisor Viktor Gjika, Esat Musliu
Formulimi Muzikor Nina Andoni
Operatorë Jovan Kondakçi, Lionel Konomi
Regjisore Montazhi Elpiniqi Coja
Zëri Asim Raxhimi
Kategoria Dokumentarë
Kroma
Viti i prodhimit 1981
Viti i premierës 1981
Numri i akteve 5
Kohëzgjatja (në minuta) 41
Vendi i prodhimit Shqiperi
Vendi i xhirimit
Producenti Kinostudio “Shqiperia e re”
Shënime Foles te tekstit: Marieta Ilo, Agim Xheka
© Copyright Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit