| Kodi i referencës | I/2-808 |
| Titulli | Lidhja Shqiptare e Prizrenit 1878 – 1881 |
| Sinopsi | Pamje e bjeshkeve. Ilustrim me filmin “Skenderbeu” e luftrave te shqiptqreve, kalores shqiptare duke sulmuar (epoka e Skenderbeut). Tabllo nga luftrat per liri te Rilindjes Kombetare. Pamje te ndryshme te Stambollit, ne fron eshte Abdyl Hamiti, 1876. Ne koferencen e ambasadoreve Fuqite e Medha synojne copezimin e Shqiperise. Ne Stamboll ne 1877, patriotet Abdyl Frasheri, Pasho Vasa, Jani Vreto, Sami Frasheri, etj., formojne Komitetin per mbrojtjen e te drejtave te kombesise shqiptare. Lufta ballkanike (grafika betejash). Ne Shen Stefan nenshkruhet copetimi i Shqiperise. Vise shqiptare u kalojne Sebise, Malit te Zi e Bullgarise. Kongresi i Berlinit mblidhet per te rishikuar vendimet e Shen Stefanit. Tokat shqiptare kercenohen nga shtetet fqinje. Princ Nikolla i Malit te Zi, princi i Greqise. Luftetaret shqiptare rrembejne armet (foto e vizatime). Patriotet vendosin thirrjen e nje kuvendi ne Prizren per te mbrojtur trevat shqiptare. Pamje nga Prizreni. Ne 10 qershor 1878 u krijua Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Abdyl Frasheri flet perpara patrioteve ne Prizren dhe parashtron kerkesat e shqiptareve. Ne Kongresin e Berlinit fuqite e medha europiane nenshkruajne krimin historik: mohoet ekzistenca e Shqiperise per te kenaqur shovinistet e Ballkanit. Lidhja i kundershton vendimet e Kongresit te Berlinit. Shqiperia proteston. Stambolli kerkon t’i dorezohet Plava e Gucia Malit te Zi dhe dergon Manxhar Pashen per kete, por ai has ne kundershtimet e prera te patrioteve Abdyl Frasheri, A. Koronica etj. Kryengritesit e vrasin Manxhar Pashen. Sami Frasheri deklaron se Lidhja Shqiptare nuk kishte karakter mysliman, por kerkonte pavaresine e Shqiperise. Ne pese qytetet e madha te Evropes Lidhja kerkon delegate te kryesuar nga Abdyl Frasheri. Mali i zi vazhdon presionet e tij per te marre dhuraten e Kongresit te Berlinit, Plaven dhe Gucine. Portrete luftetaresh shqiptare.(267.0m) Stambolli dergon Muhtar Pashen per te arritur ate qe nuk arriti Manxhari. Patriotet shqiptare H. Xeka, Ali Gucia, J. Ferri vihen ne krye te forcave popullore. Konti Karti (italian) propozon qe ti jepen Malit te Zi krahinat jo muslimane te Hotit dhe Grudes, por banoret e ketyre trevave rrembejne armet. Ne Shkoder krijohet lidhja mbrojtese me komandant Hodo Sokolin. Ne betejen e madhe te Rzhanices malazezet terhiqen. Lidhja mbron tokat shqipetare dhe ne jug. Ne 1880 Kuvendi i Gjirokastres miraton programin e paraqitur nga Abdyl Frasheri per formimin e nje qeverie shqiptare te shkeputur nga perandoria turke. Evropa dhe Stambolli vendosin qe Malit te Zi ti jepet Ulqini. Me 21 batalione marshon Dervish Pasha. Pas betejash te ashpra Ulqini i jepet Malit te Zi. Abdyl Frasheri shpall qeverine e perkoheshme. Me 1881 forcat e Lidhjes clirojne mjaft qytete. Stambolli dergon forca per te shtypur Lidhjen. Zhvillohen beteja te pergjakshme. Forcat shqiptare udhehiqen nga S. Vokshi, A Ibra, M. Sokoli etj. Kryengritja shtypet, por jo shpirti liridashes i popullit shqiptar. (302,5m) |
| Çmime | |
| Skenarist | Kujtim Gjonaj |
| Konsulent | Koli Xoxi |
| Regjisore | Vitori Celi |
| Kompozitor | Cesk Zadeja |
| Operatorë | Diana Diamanti, Faruk Basha, Jovan Kondakci |
| Piktor | |
| Montazhier | Elpiniqi Coja |
| Zëri | Asim Raxhimi |
| Kategoria | Dokumentare |
| Kroma | Bardhe e zi |
| Viti i prodhimit | 1981 |
| Viti i premierës | 1981 |
| Numri i akteve | 3 |
| Kohëzgjatja (në minuta) | 30 |
| Vendi i prodhimit | Shqiperi |
| Vendi i xhirimit | Prizren |
| Producenti | Kinostudio “Shqiperia e re” |
| Shënime | |
| © Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit |
Share This Article




