Kodi i referencës | I/2-361 |
Titulli | Aksion per ndertimin e banesave |
Sinopsi | Pamje e pergjithshme e Peshkopise. Makina me vullnetare vijne ne Peshkopi. Pamje malesh me bore. Lugina e lumit ku vullnetaret nxjerrin gure per ndertesat. Plan nga puna per ndertimin e banesave me pune vullnetare ne Peshkopi. Qendra e zerit ne kantjerin e punes duke transmetuar programe te ndryshme. Nje vajze duke kenduar. Vajza e djem muratore duke punuar. Duket nje fole dallendysheje duke u ndertuar dhe qe simbolizon punen e te rinjve qe neser do te futen ne keto shtepi per te krijuar jeten e re familjare ashtu si edhe dallandyshet. Shtabi i aksionit duke studiuar e duke marre masa qe te kryejne sa me pare dhe sa me shpejt punimet. Aksionistet duke ngrene dreke. Pamje e menses dhe godines. Me 20 Qershor, Adil Carcani hap seminarin kombetar per perhapjen e se rese dhe per eksperiencen e rrethit te Peshkopise. Marrin pjese Abdyl Kellezi, Shenasi Dragoti, etj. A. Kellezi i dorezon Sul Bahollit flamurin e KQ dhe KM per dorezimin para afatit te planit te 4 pesevjecar. Haxhi Lleshi, Abdyl Kellezi, Sul Baholli, Shefqet Peci, Haxhi Kroi, etj. duke punuar ne ndertesat. Pamje nga puna e kooperativisteve fshatare qe ndihmojne qytetin me qereste. Pamje nga puna per ndertimin e banesave. Duken godinat te perfunduara dhe njerezit qe jane futur brenda. Per festen e clirimit te Dibres dhe pas mbarimit te aksionit organizohet nje miting ku flet Sul Baholli. Pershendet edhe Ramiz Alia. Duket ne tribune Haxhi Lleshi, Shefqet Peci, D. Mamaqi. Filmi i kushtohet aksionit me goditje te perqendruar per ndertim banesash ne Peshkopi. |
Çmime | |
Skenarist | |
Teksti | |
Regjisor | Fehmi Oshafi |
Kompozitor | Metije Dautaj |
Operator | Hamdi Ferhati |
Piktor | |
Montazhier | Nazmije Sula |
Zëri | |
Kategoria | Documentaries |
Kroma | |
Viti i prodhimit | 1970 |
Viti i premierës | 1970 |
Numri i akteve | 1 |
Kohëzgjatja (në minuta) | 9 |
Vendi i prodhimit | Shqiperi |
Vendi i xhirimit | |
Producenti | Kinostudio “Shqiperia e re” |
Shënime | Filmi i kushtohet aksionit me goditje te perqendruar per ndertim banesash ne Peshkopi. |
© Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit |
Share This Article