Kodi i referencës I/2-323
Titulli Nentori i njezetepeste
Sinopsi Nga shtepia ku u themelua PKSH hidhen fishekzjarre. Nje djale del me nje pishtar te ndezur i cili me pas kalon dore me dore neper qytete te ndrysme te vendit. Plane nga puna ne uzina te ndryshme, ne kooperativa bujqesore, vjelje rrushi ne ferma. Pishtarin e merr ne dore nje vajze e veshur ushtarake. Nje tren ne ecje. Minatoret nxjerrin mineral nga galerite. Pamje e godines kryesore te Universitetir shteteror te Tiranes. Nje vajze e merr pishtarin ne ndertesen ku u themelua shtabi i ushtrise nac. cl. ne Labinot. Nga porti i Durresit zbresin traktoret. Nje plak i bie daulles. Malesoret kercejne valle. Shtylla te tensionit te larte. Vizitore te ndryshem shohin ekspoziten e librit. Te pranishem Behar Shtylla, Thoma Deljana, Mantho Bala, Qibrie Ciu, Abdyl Jaupi etj. Plan nga inagurimi i lapidarit te Mushqetase. Te pranishem Zija Kambo, Ndreko Rino, Sadik Bocaj, Gjeli Argjiri, Qibrie Ciu, Sabri Pilkati, Shefqet Musaraj, etj Pioneret punojne ne organizate. Pioneri Nesti Nasto. Ne prag te 25 vjetorit te clirimit behen shume inagurime te veprave industriale dhe social – kulturore. Momente nga inagurimi i kombinatit te tekstileve Mao Ce Dun. Shiritin e pret Spiro Koleka. Ne Korce inagurohet fabrika e veglave te precizionit te larte, shiritin e pret Milo Qirko. Inagurohet termocentrali i Fierit, shiritin e pret Haki Toska asistojne edhe Xhaferr Spahiu, Koco Theodhosi, Shefqet Peci, ambasadori kinez Gen Biao. Inagurohet rafineria ne Fier, shiritin e pret Xhaferr Spahiu, asiston Koco Theodhosi. Ne VLore inagurohet fabrika e llampave elektrike, shiritin e pret Shenasi Dragoti, asiston Petro Dode. (221.10m) Pamje nga ekspozita e arteve qe u cel ne Tirane. Enver Hoxha dhe udheheqes te tjere vizitojne ekspoziten. Marrin pjese Nexhmije Hoxha, Thoma Deljana, Ciri Pistoli, Dhimiter Shuteriqi, Fadil Pacrami, Qamil Buxheli, Dhimiter Xhuvani, Dritero Agolli, Dhimiter Anagnosti, etj. Plane nga dita e uljes se cmimeve. Pulat duke u pjekur ne furre elektrike. Plan nga puna ne PTT, transportohen telegramet e urimit. Postjeret shperndajne shtypin dhe letrat. Plane nga pritja e delegacioneve miq ne aeroportin e Rinasit. Per te pritur delegacionin qeveritar kinez ka dale Mehmet Shehu dhe udheheqes te tjere. Takohen me Li Sin Nien. Asiston edhe ambasadori kinez Gen Biao. Mehmet Shehu dhe miqte kineze kalojne ne reviste rojen e nderit te kryesuar nga Hoang Van Hoen. Adil Carcani takohet me miqte e Vietnamit te Jugut te kryesuar nga shoqja Nguen Thi Bin. Pastaj ka plane nga pritja e miqve nga vende te ndryshme te botes. Femijet u japin buqeta me lule. Ne sheshin para ministrive vallezojne grupe valltaresh te krahinave te ndryshme te vendit tone. (223.80m) Enver Hoxha pret delegacionin kinez, bisedon me Li Sin Nien. Enver Hoxha pret delegacionin e RD te Vietnamit te kryesuar nga Hoang Van Hoen, delegacionin e Vietnamit te Jugut te shoqja Nguen Thi Bin. Enver Hoxha dhe udheheqes te tjere presin delegacione te ndryshme te ardhura ne vendin tone. Asiston edhe Behar Shtylla, Nesti Nase etj. Plane nga ekspozita e 25 vjetorit. Enver Hoxha pret shiritin. Udheheqesit vizitojne ekspoziten. Plane nga mallrat industriale. Plane nga ekspozimi i prodhimeve bujqesore. Marrin pjese Haxhi Lleshi, Spiro Moisiu etj. Plan nga homazhet dhe vendosja e kurorave ne varrezat e deshmoreve. Hysni Kapo, Mehmet Shehu, Pilo Peristeri, Haki Toska, Adil Carcani, Spiro Koleka, Rita Marko, Beqir Balluku, Ramiz Alia, Gogo Nushi, Manush Myftiu, Abdyl Kellezi, vendosin kurora. Miqte e huaj vendosin kurora. (115.40m) Pamje e jashtme dhe e brendeshme e pallatit te sportit Partizani. Ne pallat zhvillohet konferenca solemne me rastin e 25 vjetorit te clirimit. Marrin pjese Enver Hoxha, Mehmet Shehu dhe udheheqes te tjere. Mbledhjen e cel Mehmet Shehu i cilime pas ia jep fjalen Enver Hoxhes. Flet E. Hoxha (sinkron). Te pranishem Haxhi Lleshi, Nesit Nase, Kico Ngjela, Ndreko Rino, Sali Vata, Nexhmije Hoxha, Fadil Pacrami, Fiqerete Shehu, Nuredin Hoxha, Mihal Lako, Rahman Perllaku, Agim Mero, Vito Kapo, Eleni Pashko, Shefqet Peci, Spiro Moisiu, Agim Pope, etj. Enver Hoxha nderon me grusht. Duartrokitje. (215.50m) Plan nga pamja e jashtme e ATSH. Pamje e brendeshme e ATSH, makinerite punojne pa pushim. Antenat e ATSH dhe radiostacioet qe transmetojne ne mbare boten fjalimet e Enver Hoxhes. Plan nga manifestimet festive te kryeqytetit. Mbremje vallezimi. Per nder te festes jepet nje koncert i madh. Enver Hoxha perqafon nje femije. Pamje e maternitetit, femijet e lindur me 29 nentor. Plan nga nje lindje e bukur dielli. Pamje e pergjitheshme e bulevardit ku jane rreshtuar trupat e parades. Komandanti i parades M. Prodani i paraqet forcen Ministrit te Mbrojtjes popullore Beqir Ballukut. Te dy duke ecur ne makina ushtarake pershendesin ushtaret. Banda ekzekuton himnin (sinkron). Beqir Balluku mban fjalen e rastit. (220.50m) Enver Hoxha dhe udheheqes te tjere nderojne me grusht nga tribuna. Parakalojne ish partizanet, parakalon akademia ushtarake “Mehmet Shehu”, shkolla e bashkuar Enver, vajzat oficere, parakalojne skenderbegasit, forcat e kufirit me ne krye heroin e popullit Zija Kambo. Duken Hysni Kapo dhe Piro Dodbiba. Parakalon njesia ushtarake qe ka emrin e brigades se pare sulmuese. Parakalojne xhenieret me pajisje nga me modernet, kunderajroret, raketat, tanket, artileria, reaktivet, katjushat, parakalojne ne ajer avjonet. (234.40m) Plane te manifestimit te madh popullor. Nje portret i madh i Enver Hoxhes. Portrete te klasikeve te marksizem leninizmit. Parakalojne motorcikletat me portretet e byrose politike.
Çmime
Skenarist
Teksti
Regjisor Endri Keko
Kompozitor
Operator Dhimiter Lala Niko Theodhosi Pashko Como Agim Fortuzi Hamdi Ferhati Asim Raxhimi, op/zeri
Piktor
Montazhier Nazmie Sula
Zëri
Kategoria Documentaries
Kroma
Viti i prodhimit 1969
Viti i premierës 1969
Numri i akteve 7
Kohëzgjatja (në minuta) 50
Vendi i prodhimit Shqiperi
Vendi i xhirimit
Producenti Kinostudio “Shqiperia e re”
Shënime
© Copyright Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit