Kodi i referencës | I/2-289 |
Titulli | Lart flamujt e 1 Majit |
Sinopsi | Tirana ka marrë një pamje festive. Dëgjohet muzika dhe kënga e internacionales. Në godinat e Ministrisë duken portretet e udhëheqjes. Duket përmendorja e Skënderbeut. Pamje e bulevardit para Hotel Dajtit. Në tribunë dalin udhëhequsit Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Hуsni Kapo, Adil Çarçani, Ramiz Alia, Spiro Koleka, Beqir Balluku, Gogo Nushi, Haki Toska, Manush Myftiu, Pilo Peristeri, Petrit Dume, Abdyl Këllezi, Koço Theodhosi, Xhaferr Spahiu, Haxhi Lleshi etj. Pas përshëndetjes që bëri Tonin Jakova filloi parada tradicionale. Në krye qëndrojnë një grup sportistësh me flamuj të kuq, ndërkohë banda vazhdon muzikë marshi. Duken portretet e klasikëve Marks, Engels, Lenin, Stalin. Duket në një makinë maketi i Historisë së Partisë së Punës së Shqipërisë. Motorçikletat me portretet e udhëheqësve tanë. Mbi një makinë është vendosur një flamur ku shkruhet “Lavdi Partisë së Punës së Shqipërisë”. Duket një portret i madh i Enver Hoxhës. Parakalon klasa punëtore e kryeqytetit. Ndërrmarje të ndryshme industriale të qytetit ekspozojnë prodhimet tona të vendosura në kamiona. Duket një portret i madh i Mao Ce Dun. Duket një parrullë që përshëndet Kongresin e IX të Partisë Komuniste të Kinës. Parakalojnë minatorët. 276.10 m. Duket një maket i madh i historisë të Partisë së Punës së Shqipërisë vendosur në një makinë të madhe. Duket një portret i madh i Enverit. Në anën e tribunës duken delegacionet e huaja. Valle përpara tribunës. Duken fotografi të punonjësve të dalluar. Parakalojnë të vegjlit. Disa pionierë dhe pioniere ngjiten në tribunë dhe i japin shporta me lule të freskëta udhëheqësve. Duken portretet e Enver Hoxhës dhe Mao Ce Dun. Duket një portret i ushtarit vietnamez që lufton kundra imperializmit Amerikan. Duken portrete të heronjve Qemal Stafa, Vojo Kushi etj. Populli parakalon. Duket një karikaturë e Xhonsonit, Kisingerit. Një grup njrzish të artit dhe kulturës duke parakaluar. 163m. Parakalojnë me medaljet e fituara. Parakalojnë gjimnastët dhe gjimnastet e rinj duke bërë lëvizje shumë të shkathta. Demostrim ushtrimesh me flamuj të vegjël dhe me rrathë kauçuku. Demostrim ushtrimesh me vegla sportive të vendosura në makina. Qitje me makinë. Lojë baskebolli para tribunës. Parakalon brigada luftarake e rinisë. Studentë të Universitetit Shtetëror të Tiranës. Duken vajza dhe djem të veshur ushtarakë. Duken masa të popullit duke parakaluar. Parakalimi mbyllet me tingujt e internacionales. 209.80 m. |
Çmime | |
Skenarist | |
Teksti | |
Regjisor | |
Kompozitor | |
Operator | |
Piktor | |
Montazhier | |
Zëri | |
Kategoria | Documentaries |
Kroma | |
Viti i prodhimit | 1969 |
Viti i premierës | 1969 |
Numri i akteve | 3 |
Kohëzgjatja (në minuta) | |
Vendi i prodhimit | Shqiperi |
Vendi i xhirimit | |
Producenti | Kinostudio “Shqiperia e re” |
Shënime | |
© Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit |
Share This Article