Kodi i referencës I/2-287
Titulli Përshëndetje të zjarrta
Sinopsi Filmi u kushtohet përshëndetjeve që mbarë populli i ynë i bën Kongresit të IX të Partisë Komuniste Kineze. Duken gazetat që flasin për Kongresin e IX të Partisë Komuniste Kineze. Në sheshin “Skënderbej”, Tiranë organizohet një miting për të përshëndetur Kongresin e IX të Partisë Komuniste Kineze. Marrin pjesë: Manush Myftiu, Abdyl Kellezi, Pjetër Kosta, Fadil Paçrami, etj.çel mitingun Fadil Paçrami, Flet Manush Myftiu sheshi buçet nga brohoritjet frenetike. Parullat duken si dallgë deti. Me në krye Manush Myftiun, Abdyl Këllezin, etj., gjithë pjesëmarësit nisen për në ambasadën kineze që të dorëzojnë mesazhin që populli i Tiranës i drejton Kongresit të IX të Partisë Komuniste Kineze. Në ambasadën kineze i pret i ngarkuari me punë ai i Republikës Popullore të Kinës Li Tin Cuan. Përqafohet me Manushin. Manushi i dorëzon mesazhin. Manushi duke folur. Punonjësit e ambasadës dhe populli duke brohoritur Enver Maocedun. Portretet e Enver Hoxhës dhe Mao Ce Dun. Në qendra të ndryshme puna e prodhimi lexohet kolektivisht gazeta me komunikatën e Kongresit të IX të Partisë Koministe Kineze. Uzinë repart ushtarak etj. Miting në Shkodër. Duket tribuna dhe populli duke brohoritur. Flet sekretari i parë i Shkodrës, Prokop Murra. Në Durrës organizohet një miting për të përshëndetur Kongresin e IX të Partisë Komuniste Kineze. Flet Rita Marko. Miting në portin detar Durrës. Flet drejtori i Portit të Durresit Marko Karoli.
Çmime
Skenarist
Teksti
Regjisor
Kompozitor
Operator
Piktor
Montazhier
Zëri
Kategoria Documentaries
Kroma
Viti i prodhimit 1969
Viti i premierës 1969
Numri i akteve 1
Kohëzgjatja (në minuta)
Vendi i prodhimit Shqiperi
Vendi i xhirimit
Producenti Kinostudio “Shqiperia e re”
Shënime
© Copyright Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit