Kodi i referencës | I/2-285 |
Titulli | Vazhdë heroizmash – Kushtuar Ismet Sali Bruçajt |
Sinopsi | Duken gazetat që flasin për heroizmin e mësuesit Ismet Sali Bruçaj. Portret fotografie i Ismetit. Citat: “Ismet Bruçaj – ka thënë Enver Hoxha – ashtu si gjithë të dëshmorët, është një shembull i madh për brezin e ri, për arsimtarët tanë, për të gjithë.” Shtëpia e Ismet Sali Bruçajt. Tavolina e punës ku studionte Ismeti kur shkonte në shkollën “Shenazi Juka”. Foto Ndrec Ndue Gjoka. Fotografi të ndryshme të Ismet Sali Bruçajt. Rruga në të cilën shkonte Ismeti nga fshati në Shkodër. Duket Shkolla Pedagogjike “Shenazi Juka”. Në krye të shkollës në koridor janë vendosur fotografi të heronjve. Banka ku ka mësuar Ismeti. Lugina në malin ku ndodhet fshati Likaj. Duket fshati Likaj. Duket klasa ku ka dhënë mësim Ismeti. Nxënësit dalin nga shkolla. 231.70 m. Ismeti një ditë pasi mori librezën ushtarake niset për në fshatin Likaj, me vete kishte marrë dhe një radio. Duken malet shkrepat, vendi ku ra Ismeti. Fotografitë e Ismetit të vrarë nga furtuna. I ati i Ismetit, Sali Bruçaj, i shkruan letër Enver Hoxhës. Duket ambieti i shtëpisë së Ismetit dhe pjesëtarë të familjes. Vëllai i Ismetit shkon ushtar në vendin e vëllait të vet. Qazim Kapisyzi i dorëzon armën. Malësorët dhe malësoret e fshatit Likaj flasin mbi përshtypjet e tyre për Ismetin, shoqet dhe shokët e Ismetit flasin dhe japin fjalën në mbledhjen e shkollës “Shenazi Juka”, se do të venë aty ku do ti caktojë atdheu. Bahriu, shoku i vegjëlisë së Ismetit, e zëvendëson atë në Likaj. Brahimi duke folur. Merr pjesë Hysni Kapo, Thoma Deljana etj. Flet Hysni Kapo dhe i dorëzon Sali Bruçajt dekoratën e heroit të Punës Socialiste që iu akordua Ismetit nga Kuvendi Popullor. Flasin nxënës dhe arsimtarë. Hysni Kapo, Thoma Deljana, dhe Pjetër Kosta vizitojnë shtëpinë e Ismetit. Përqafohen me të ëmën dhe të atin e heroit. Flet Hysniu, flet Thoma Deljana. Duket dhoma muze në shkollën “Shejnaze Juka” kushtuar jetës e veprimtarisë së Ismetit. Fotografi e heronjve, në fund shtohet edhe fotografia e Ismetit. Vizitorë të shumtë vijnë në dhomën muze. 299.60 m. |
Çmime | |
Skenarist | |
Teksti | |
Regjisor | |
Kompozitor | |
Operator | |
Piktor | |
Montazhier | |
Zëri | |
Kategoria | Documentaries |
Kroma | |
Viti i prodhimit | 1969 |
Viti i premierës | 1969 |
Numri i akteve | 2 |
Kohëzgjatja (në minuta) | |
Vendi i prodhimit | Shqiperi |
Vendi i xhirimit | |
Producenti | Kinostudio “Shqiperia e re” |
Shënime | |
© Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit |
Share This Article