Kodi i referencës I/2-270
Titulli Shigjetat e kuqe
Sinopsi Fimi i kushtohet një stërvitje luftarake forcave të armatosura të Republikës Popullore të Shqipërisë dhe forcave vullnetare të popullit. Filmi fillon me një hartë të Shqipërisë. Kënga “Po ngrihet flamuri i çlirimit”. Duket një plan me male të larta të mbuluar me dëborë në të cilën do të zhvillohet stërvitja. Alarm. Fillon marshimi. Duket vend komanda Petrit Dume, Haki Çako, Mendu Backa, etj. Stërvitjen e inspekton Kryetari i Këshillit të Ministrave Mehmet Shehu. dhe Ministri i Mbrojtjes Beqir Balluku. Pamje fabrikash punonjës duke punuar. Alarm të gjithë armatosen dhe menjëherë hidhen për mbrojtjen e atdheut. Duken tablo nga marshimi-rrugë me baltë. Teknika lëviz me vështirësi. Një tank ngec në baltë, ushtarët me shkathtësi ndërtojnë një urë tanku kalon. Duken njësitë e çetave vullnetare në veprim bëhet evakuimi (shpërngulja) e popullatës njësoj si në kohë lufte. Marshi natën për tiu maskuar armikut. Pamje nga puna për hapjen e një rruge të re. Aty ku dhe rruga nuk mund të hapet ushtarët e çajnë me forcën e muskujve. Një top mes dëborës ngjitet në kodër nga ushtarët. Në mal në të ftohtë banesat bëhen prej dëbore. Pamje nga çelja e një transheje në dëborë. Vjen Mehmet Shehu, Adil Çarcani, Beqir Balluku etj. Bisedojnë me ushtarët. Duket një pllajë me dëborë, skuadrat e skiatorëve veshur me të bardha janë gati për nisje. Nisen. 177. 80 m. Pamje nga marshimi në tufan. Kalimi bëhet në shtigje të vështira për ta goditur armikun aty ku nuk e pret. Pamje nga prerja e telave me gjemba të armikut, Çetat vullnetare në veprim luftarak. Pamje nga vendi ku kanë zënë vend ndërlidhësat. Del një plan më kompleks veprimesh luftarake si; qitje me pushkë, mitroloz top, katjushka, aviacion, tanke etj. Sulme këmbësorie. Papritur, armiku hap zjarr nga një qendër e maskuar. Forcat tona e asgjësojnë këtë. Qitja me zjarr ndezëse. Një autokollonë armike e shoqëruar nga aviacioni ngjitet në një qafë mali. Aviacioni i armikut mbi qytet. Alarm ajror, punëtorët qytetarët armatosen. Qëllojnë. Ndihma e shpejtë vihet në lëvizje. Duket një detashment zbulimi në veprim. 282. 10 m Qitje me anti-tank. Autokollonës armike i bëhet goditje e befasishme, ajo shkatërrohet. Paraqitet një plan ku ushtarët me ngarkesa dhe armatime kalojnë lumin. Edhe banorët e këtij rajoni punojnë për rregullimin e rrugëve. Paraqitet një luginë malore e thepisur ku janë duke kaluar mjete të rënda të teknikës luftarake (makina, topa, tanke etj. ). 208. 70m Duken forcat armike duke përdorur lëndë helmuese. Duken luftëtarët të veshur me maskat antigaz me pelerina etj. E kalojnë zonën e infektuar. Bëhet disifektimi i pajimeve dhe armëve. Paraqitet beteja përfundimtare dhe e fitores. (asgjësohet armiku). Dëgjohen urra të forta. Duket shtabi i lojës. Flet Mehmet Shehu dhe i përgëzon luftëtarët, për kryerjen me sukses të detyrave. Po kështu dhe Beqir Balluku përshëndet luftëtarët. Duket Spiro Koleka, Adil Çarçani Petrit Dume, Haki Çako etj. 156. 70m Fimi paraqet një lojë, stërvitje luftarake forcave të armatosura të Republikës Popullore të Shqipërisë dhe forcave vullnetare të popullit.
Çmime
Skenarist
Teksti
Regjisor
Kompozitor
Operator
Piktor
Montazhier
Zëri
Kategoria Documentaries
Kroma
Viti i prodhimit 1968
Viti i premierës 1968
Numri i akteve 5
Kohëzgjatja (në minuta)
Vendi i prodhimit Shqiperi
Vendi i xhirimit
Producenti Kinostudio “Shqiperia e re”
Shënime
© Copyright Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit