Kodi i referencës | I/2-243 |
Titulli | Miqesi revolucionare |
Sinopsi | Filmi fillon me kenge partizane dhe me kenge kineze. Nje delegacion i partise dhe i shtetit shqiptar i kryesuar nga Mehmet Shehu dhe i perbere nga Ramiz Alia, M. Zicishti, Tuk Jakova, Agim Mero, R. Perllaku, Piro Bita etj., niset per nje vizite ne Republiken Popullore te Kines. Per ta percjelle kane dale shoket Enver Hoxha etj. Aeroplani niset. Pamje nga malet Himalaje. Delegacioni arrin ne Pekin. Ne aeroport, delegacioni yne pritet nga Cu En Lai, Cen Po Ta, Kan Shen, Li Fu Cun, Li Hsinnien etj. Ekzekutohen himnet e flamurit kinez dhe shqipetar. Kalim ne reviste nderi. Gjate rruges prej 19 km, populli kinez brohoret per Partine Komuniste Kineze, shokun Mao Ce Dun, PPSH-ne dhe shokun Enver. Vallezim ne Teniamen. Me 27 shtator shoku Cu En Lai jep nje pritje ne sallen e Asamblese Kombetare. Flet Cu En Lai, flet Mehmet Shehu. Pamje nga salla e bisedimeve. Bisedimet u zhvilliuan ne frymen e miqesise se sinqerte. Delegacioni yne viziton ekspoziten e gardisteve te kuq. Mehmet Shehu bisedon me gardistet. Delegacioni asiston ne koncertin amator te Tiranes qe vizitonte Kinen. Mehmet Shehu dhe Cu En Lai ne skene pergezojne artistet. Delegacioni viziton universitetin Pedagogjik te Pekinit. Ne nje salle te universitetit zhvillohet nje bisede, pershendet gardistja e kuqe Tan Ho Len e cila ka marre pjese ne Kongresin e V te BRPSH. Pershendet Ramiz Alia. Delegacioni viziton tacibast (fleterrufete) e Universitetit. Me 30 shtator shoku Mao Ce Dun pret delegacionin tone. Marrin pjese Cu En Lai, Kan Shen etj. Mao Ce Dun dhe Mehmet Shehu bisedojne bashke. Anetaret e delegacionit dalin ne fotografi me sh. Mao Ce Dun. Delegacioni yne merr pjese ne manifestimin e 1 Tetorit, festes se Republikes Popullore te Kines. Ne tribune ndodhen shoket Mao Ce Dun, Mehmet Shehu dhe aetaret e tjere te delegacionit. Lin Biao duke folur ne tribune. Parakalimi ne Pekin, fishekzjarre ne sheshin Teninamen. Mao Ce Dun dhe Mehmet Shehu shohin fishekzjarret. Delegacioni viziton nje repart ushtarak ne garnizonin e Pekinit. Duken topa e tanke. Delegacioni asiston ne qitjen me pushke te ushtareve te ketij garnizoni. Mehmet Shehu i pergezon. Ne repart shtrohet nje dreke. Delegacioni viziton komunen e miqesise kineze – shqiptare. Vizite ne fermen e rosave te Pekinit ku te ushqyerit behet me anen e nje aparati. Vizite ne parkun zoologjik te Pekinit dhe ne parkun e madh te Petakas ne Pekin. Nje pjese e delegacionit me shokun Mehmet Shehu dhe i shoqeruar nga Kan Shen arrijne ne Shantung. Ne Shantung organizohet nje miting i madh. Pershendet kryetari i Komitetit Revolucionar te Shantung, Gut Van Nsio Jui. Flet shoku Kan Shen i cili cmon miqesine mes dy popujve tane. Me pas flet Mehmet Shehu. Delegacionit tone i dorezohet nje flamur. Vizite ne fabriken e automobilave dhe me pas vizite ne Cin Dao ku vizitojne uzinen e lokomotivave dhe te vagonave. Pjesa tjeter e delegacionit asiston ne nje qitje me mortaje nga forcat vullnetare. R. Perllaku i pergezon komunaret. Delegacioni viziton qendra luftarake detare. Mehmet Shehu i uron marinaret per sukseset qe kane arritur. Pjesa tjeter e delegacionit e kryesuar nga Ramiz Alia dhe e shoqeruar nga Li Fun Cin dhe Liu Nin Ji, viziton Taxhait. Vizitojne shtepine e Cen Ju Kueit qe ka qene per vizite ne Shqiperi dhe ka nje foto me Enverin. Me pas kjo pjese e delegacionit me Ramiz Alia arriten Taqin, kryeqendra e provinces Shansi. Vizite ne uzinen e makinave ku prodhohen te tilla edhe per ne Shqiperi. Po ky delegacion arrin ne Jemanive ku per 20 vjet, Mao Ce Dun punoi dhe udhehoqi partine dhe popullin kinez. Vizite ne Muzeun e Jenanit, ne Universitetin e Janinit,shtepine ku ka punuar Mao Ce Dun:Lin Piao. Ne Janine organizohet nje miting i madh ku flet shoku Li Lui Cun dhe Ramiz Alia. Me ftese te Mao Ce Dunit delegacioni i Partise dhe i Qeverise viziton Vuhanin. Ketu me porosi te Mao Ce Dunit i pret Cu En Lai (ketu ka ardhur dhe pjesa tjeter e delegacionit qe kryhesohej nga Ramiz Alia.) Per nder te delegacionit jepet nje darke ku marrin pjese perfaqesues te mese 500 organizatave Revolucionare. Biseda midis shokut Mehmet Shehu dhe Cu En Lai si dhe midis gjithe pjestareve qene shume te perzemerta e luftarake. Delegacioni viziton nje institut te larte ku u organizua nje miting ku foli shoku R. Perllaku. Delegacioni viziton uzinen e kaldajav te Vuhanit. Ne stacionin e qytetit organizohet nje miting i madh ku flet komandanti i zones Cen Su Ji. Ne miting flet shoku Cu En Lai dhe Mehmet Shehu. Mehmet Shehu u dorezon gardisteve te kuq nje flamur te kuq. Delegacioni arriti ne Shangai. I pret Kryetari i Komitetit revolucionar te Shangait Can Cun Ciao dhe Nen Kryetari Jao Ven Juan (i fundit qe ne kongresin e V-te te B.R.P.SH.) Delegacioni viziton uzinen ku ndodhet presa 12000 toneshe nje nga 6 me te medhate dhe eshte ne Rentablet. Per nder te miqve organizohet nje miting i madh ne Shangai, e çel mitingun Kryetari i Komitetit Revolucionar. Mban fjalim Kan Shen dhe Mehmet Shehu (fjala e shokut Mehmet sinkron).- Shkembehen flamuj te kuq. Delegacioni kthehet ne Pekin. Viziton ekspoziten e vjeljes se taksave. Vizite ne fabriken e oreve. Viziton ekspoziten e punimeve artistike. Delegacioni viziton ekspoziten fotografike mbi Shqiperine te fotoreporteve kineze. Delegacioni asiston ne shfaqjen “Detashmenti i kuq i grave” ne te cilen deputojne Zoica Haxho dhe Agron Alia. (Ne vizitat e mesiperme delegacionin e kane shoqeruar Cu En Lai dhe Kan Shen. Mehmet Shehu jep nje pritje ne sallen e Asamblese Kombetare. Ne pritje foli Mehmet Shehu (sinkron). Foli dhe shoku Cu En Lai. Mehmet Shehu dhe Cu EN Lai ngrene dolli. Aeroporti i Pekinit,largohet delegacioni. E percjell delegacionin Cu En Lai, Cen Po Ta, Kan Shen, etj. Aeroprti Tirane. E pret delegacionin Enver Hoxha, Hysni Kapo, Haki Toska, Adil Carcani, Spiro Koleka, Haxhi Lleshi, Rita Marko, Koco Theodhosi. Lexon tekstin N. Dibra |
Çmime | |
Skenarist | |
Teksti | Xh. Gjoni |
Regjisor | Kristaq Dhamo |
Kompozitor | Donika Muci |
Operator | Agim Fortuzi Niko Theodhosi |
Piktor | |
Montazhier | Adriana Elini |
Zëri | A Raxhimi |
Kategoria | Documentaries |
Kroma | |
Viti i prodhimit | 1967 |
Viti i premierës | 1967 |
Numri i akteve | 10 |
Kohëzgjatja (në minuta) | 81 |
Vendi i prodhimit | Shqiperi |
Vendi i xhirimit | Kine |
Producenti | Kinostudio “Shqiperia e re” |
Shënime | Lexon tekstin N. Dibra |
© Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit |
Share This Article