Kodi i referencës | I/2-226 |
Titulli | Kongresi i VI i Bashkimeve Profesionale |
Sinopsi | Rruget eTiranes jane zbukuruar si per feste me rastin e zhvillimit te punimeve te Kongresit te VI te Bashkimeve Profesionale. Ne prag te Kongresit u inaugurauan uzina, reparte e linja te reja prodhimi. Mehmet Shehu pret shiritin e nje reparti te ri per riparimin e automjeteve. Asistojne shoket Beqir Balluku, A. Kellezi dhe me pas vizitojne repartin. Inaugurohet uzina “Tirana”, shiritin e pret sh. Adil Carcani. Vizite ne repartin e kukullave, te abazhureve etj. Asistojne shoket Koco Theodhosi, A. Kellezi, etj. Inaugurohet nje shtypshkronje e re. Shiritin e inaugurimit e pret shoku Thoma Deljana, asistojne shoket A. Kellezi, Spiro Koleka. Ne kete shtypshkronje do te shtypen etiketat e prodhimeve te Kombinatit Ushqimor “Ali Kelmendi” si dhe Pllakate, kalendare, kartolina etj. Shoket Sotir Kamberi, Tonin Jakova etj., ndodhen ne aeroport per te pritur delegacionet e huaja qe do te vijne per te marre pjese ne Kongres. Te deleguarit e Federates Pankineze te Bashkimeve Profesionale te Kines, te kryesuar nga shoku Xhao Guo Cian, priten me perzemersi. Gjithashtu per te marre pjese ne Kongres vijne delegacione nga R.D e Vietnamit, Korese, Vietnamit te Jugut, miq nga Bashkimi Pan Afrikan, Zelanda e re, Ekuadori, Belgjika, Sudani, Cejloni, Franca, Italia, Brazili, Austria, perfaqesues te klases punetore nga Algjeria, Guinea, Somalia, Angola, Spanja, Austria, Venezuela, Hollanda, Portugalia. Gogo Nushi pret perfaqesuesit e sindikatave te vendeve te huaja. Me 24 Prill 1967 u hap Kongresi i Vi i Bashkimeve Profesionale. Ne tribune dalin udheheqesit e Partise dhe te shtetit me ne krye shokun Enver Hoxha. Kongresin e deklaron te hapur Gogo Nushi. Shoku Tonin Jakova mban raportin. Hysni Kapo pershendet kongresin. Sh. Xhao Guo Cian, anetar i sekretariatit te Federates Pakistaneze te Bashkimeve Profesionale, del ne tribune per te pershendetur Kongresin. Me pas Xhao Guo Cian i dorezon Kongresit te VI nje flamur te kuq ku eshte shkruar: “Te rroje ne shekuj uniteti revolucionar dhe miqesia luftarake e perbashket midis punetoreve dhe popujve te Kines dhe Shqiperise”. Kongresin e pershendesin te rejat vullnetere te hekurudhes Rrogozhine – Fier. Ne tribune del kryetari i delegacionit te federates se sindikalisteve te RD te Vietnamit, kryetaret e delegacioneve te Korese e Rumanise. Me duartrokitje te zjarrta u prit i derguari i Vietnamit te Jugut. Ne Kongres vijne pioneret te sjellin pershendetjet e tyre dhe me pas ata u japin lule udheheqesve. Ne mbarim te Kongresit delegatet pershendeten ngrohtesisht me shokun Enver Hoxha. |
Çmime | |
Skenarist | |
Teksti | F. Dibra |
Regjisor | Vitori Celi |
Kompozitor | Donika Muci |
Operator | Agim Fortuzi Dhimiter Lala Hamdi Ferhati Ilia Terpini |
Piktor | |
Montazhier | |
Zëri | Koco Tollko |
Kategoria | Documentaries |
Kroma | |
Viti i prodhimit | 1967 |
Viti i premierës | 1967 |
Numri i akteve | 2 |
Kohëzgjatja (në minuta) | 21 |
Vendi i prodhimit | Shqiperi |
Vendi i xhirimit | Tirane |
Producenti | Kinostudio “Shqiperia e re” |
Shënime | |
© Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit |
Share This Article