Kodi i referencës I/1-741
Titulli Kinokronika Nr. 21, 1973
Suzhet 1 Ardhja e delegacionit Kinez ne metalurgjine e zeze. Ne avionin Air France, mberrin ne Rinas delgacioni i metalurgjise se zeze te RP te Kines kryesuar nga ministri Je Xhe Cjan. E pret delegacionin ministri i industrise Hektor Caci, zv/ministri i ndertimit Emin Mysliu dhe ambasadori kinez Liu Xhen Hua. Koco Theodhosi pret delegacionin dhe ne pritje jane te pranishem zv/ministri i industrise Zenel Hamiti, Hektor Caci, ambasadori Kinez Liu Xhen Hua. Miqte takohen me Adil Carcanin ku marrin pjese edhe Koco Theodhosi, ambasadori Liu Xhen Hua. Ata vizitojne shtepine muze te Partise. Me pas delegacioni viziton muzeun e luftes. Pamje nga godina e muzeut, shtepi karakteristike Tiranase ne Rrugen e Barrikadave, prone e familjes Qoraliu. Vizitojne stendat e muzeut dhe ciceroni i shpjegon ato. Delegacioni viziton kombinatin e metalurgjise se zeze qe po ngrihet ne Elbasan. Uzina e petezimi, uzina mekanike, zona e furnaltave, etj. Takohen me punetore dhe vizitojne uzinat dhe repartet. (80.90m)
Suzhet 2 Brigada e shpimeve te thella ne rrethin e Beratit. Kulla pusesh vajgurore. Sonde shpimi duke punuar. Brigadieri Kostandin Kola dhe inxhinieri Tajar Hysi duke punuar ne pusin e naftes. Naftëtaret ndjekin shkollen e nates nen drejtimin e inxhinierit. (41.40m).
Suzhet 3 Aksion ne Terbuf per korrjen e misrit. Dikur kenetem sot toke pjellore per bujqesine. Kampi i aksionisteve. Arritja e vullnetareve. Te rinjte duke korrur miser marrin pjese ne silazhim, ne zhveshjen e misrit. Traktor duke punuar fushen. Shperndahen flamujt e aksionit. (53m).
Suzhet 4 Arkeologji. Pamje e punimeve arkeologjike ne zbulimin e nje tume te lashte ilire ne fshatin Borc te Korces. Ene balte, skeleti i nje njeriu. (22.30m).
Suzhet 5 Futboll Finlande – Shqiperi. Pamje e stadiumit “Qemal Stafa” ne Tirane. Ne kuader te eliminatoreve te kompionatit boteror te futbollit u zhvillua ndeshja mes Shqiperise dhe Finlandes. Ekipi yne eshte rinuar me futbollistet Allai, Murati, Vaso etj, te cilet veshen per here te pare fanellen e ekipit kombetar. Rragami shenon gol ne minuten e 26. Aspekte nga ndeshja qe perfundoi 0 me 1 me fitoren e ekipit tone. (76.70m).
Teksti Nexhati Tafa
Regjisor Esat Ibro
Formulimi Muzikor Nina Harito
Operator Rakip Zeneli, Viktor Sharko, Pashko Çomo
Montazhier Nazmie Sula
Zëri Flora Uka
Kategoria Kronika
Kroma Bardhë e zi
Viti i prodhimit 1973
Numri i akteve 1
Kohëzgjatja (në minuta) 11
Vendi i prodhimit Shqiperia
Producenti Kinostudio “Shqiperia e re”
Shënime
© Copyright Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit