Kodi i referencës | I/1-581 |
Titulli | Kinoditari Nr. 31, 1970 |
Suzhet 1 | Ardhja e delegacionit Rumun. Delegacionin Rumun te BP te kryesuar nga Florian Denelaku, Anetar i Komitetit Ekzekutiv te PK te Rumanise e Kryetar te BP te Rumanise e priti ne aeroport Rita Marko, Reiz Malile, Jorgjie Pecini, Sotir Kamberi, etj. Pionieret i dhurojne buqeta me lule. Duket Ambasadori Rumun Manole Bodnarash. Populli duke i duartrokitur ne aerodrom. (28.70m) |
Suzhet 2 | Elektrifikimi ne Shpat te rrethit te Elbasanit. Ne ceremonine e perfundimit te elektrifikimit ne rrethin e Elbasanit marrin pjese Adil Carcani, Thoma Deliana, Piro Dodbiba, Jashar Mezenxhiu Sekretar i Pare i Partise se rrethit te Elbasanit. Flet Jashar Mezenxhiu. Adil Carcani ndan dekoratat.(45.50m) |
Suzhet 3 | Inagurimi i shtepise se kultures ne Rreshen. Panorama e qytetit te Rreshenit. Per te marre pjese ne ceremonine e inagurimit te kesaj vepre kane ardhur ketu Haxhi Lleshi, Behar Shtylla etj. Flet Gjon Deda. Haxhi Lleshi pret shiritin. Te pranishmit vizitojne objektet e brendeshme si sallen e kinemase, biblioteken etj. (34.25m) |
Suzhet 4 | Vjelja e duhanit dhe e domateve, ne kooperativen bujqesore “Luftetari i Partise”, Shkoder. Pamje e parcelave te duhanit, kooperativistet duke vjele duhan. Pamje e parcelave me domate, kooperativistet duke vjele domate. (23.50m) |
Suzhet 5 | Ndertime ne shkollen e Partise “Lenin” ne Tirane. Pamje monumentit te Leninit. Pamje nga puna per zgjerimin e godines se shkolles se Partise. Pamje nga puna per rregullimin e rrugeve dhe lulishteve te shkolles. (28.10m) |
Suzhet 6 | Aksion me goditje te perqendruar ne Gramsh. Per mbarimin e elektrifikimit dhe per vaditjen e tokave filluan celjen e nje kanali me goditje te perqendruar. Pamje punimesh ne terren shkembor. Pamje e kanalit prej 5 km, u perfundua brenda nje dite. Aty u transportuan 15 mije m3 dhe e gure. Sekretari i Pare i Partise se rrethit, Mihal Dodbiba, i pergezon te pranishmit dhe shpall fituesit e garave, pjesmarres te aksionit. (42.40m) |
Teksti | Faslli Cuka |
Regjisor | |
Formulimi Muzikor | Diana Mullisi |
Operatorë | Hamdi Ferhati, Pashko Como, Dhimiter Lala, Niko Theodhosi |
Montazhiere | Nazmie Sula |
Zëri | Vangjel Leka |
Kategoria | Kronika |
Kroma | Bardhë e Zi |
Viti i prodhimit | 1970 |
Numri i akteve | 1 |
Kohëzgjatja (në minuta) | 7 |
Vendi i prodhimit | Shqiperia |
Producenti | Kinostudio “Shqiperia e re” |
Shënime | |
© Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit |
Share This Article