Kodi i referencës | I/1-571 |
Titulli | Kinoditari Nr. 21, 1970 |
Suzhet 1 | 5 Maj. Pamje e varrezave te deshmoreve Tirane. Vendosin kurora me lule Ramiz Alia, Xhaferr Spahiu, Pilo Peristeri, Bilbil Klosi, Haki Toska, Piro Dodbiba, Vera Pojani dhe Fiqiri Vogli. Pamje e bulevardit “Deshmoret e Kombit” ku vendosin kurora ne varret e Gogo Nushit, Qemal Stafes, Nako Spiros, Vasil Shantos, Alqi Kondit, etj. Vendosin kurora Thoma Deliana, R. Xhangolli, Spiro Moisiu, Aleks Verli, J. Pano etj. (49.40m) |
Suzhet 2 | Takim kombetar i letrareve te rinj. Pamje e salles ku zhvillohet takimi. Merr pjese Ramiz Alia, Thoma Deliana, Fadil Pacrami, Dhimiter Shuteriqi, Agim Mero etj. Konferencen e deklaroi te hapur Agim Mero, Sekretar i Pare i KQ te BRPSH. Shkrimtari Ismail Kadare duke mbajtur referatin. Dhimiter Shuteriqi duke diskutuar. (30.60m) |
Suzhet 3 | Inagurimi i fabrikes se bojrave te vajit. Duket pamja e jashtme e fabrikes. Per te marre pjese ne ceremoni kane ardhur Manush Myftiu, Pjeter Kosta. Fjalen e rastit e mban nendrejtori i ndermarjes Todi Morava. Shiritin e pret Kristaq Dollaku, zv/Minister i Industrise. Ne emer te ambasades kineze pershendet Shon Pin. Te pranishmit vizitojne fabriken dhe shikojne procese pune nga prodhimi i bojes. Duket Fadil Pacrami. (43.10m) |
Suzhet 4 | Aksion me goditje te perqendruar i naftetareve. Pamje punimesh per celjen e nje rruge te gjate 1200m dhe ndertimi i bazamentit te nje pusi. Pamje e nje pusi me terren te veshtire me balte. Pamje e rruges se mbaruar. Pamje e bazamentit te pusit te mbaruar. (17.90m) |
Suzhet 5 | NBSH Gramsh. Aspekte te ndryshme pune ne NBSH. Punetoret duke punuar token me bel. Pamje e fushes se ndermarjes. Traktori duke punuar, makina prashitese. Punetoret duke pleheruar dhe duke prashitur token. Pamje e serave per rritjen e zarzavateve. Pamje e salles se lopeve. Lopet duke shkuar ne kullote. (21.40m) |
Suzhet 6 | Kinezet ne Berzhite. Punonjesit e ambasades kineze bejne nje dite pune ne kooperativen bujqesore te Berzhites ne Tirane. Kinezet dhe kooperativistet duke punuar se bashku. Prashitin, pleherojne token, etj. (39.30m) |
Suzhet 7 | Ekspozita kineze ne Shkoder e Vlore. Pamje e godines se ekspozites ne Shkoder. Ne ceremonine e inagurimit marin pjese Prokop Murra, Bilal Parruca, Misto Treska si dhe keshilltari tregetar i ambasades kineze, Xhoi Ho Jen. Duken portretet e udheheqesve Enver Hoxha dhe Mao Ce Dun. Shiritin e pret Prokop Murra. Pamje e godines se ekspozites ne Vlore. Flet Kryetari i Komitetit Ekzekutiv Sihat Tozaj. Flet Xhoi Ho Jen. Shiritin e pret Petro Dode. Pamje nga vizitat ne ekspozite. (39m) |
Teksti | Vangjush Furrxhi |
Regjisor | |
Formulimi Muzikor | Nina Harito |
Operatorë | Agim Fortuzi, Rakip Zeneli, Pashko Como, Hamdi Ferhati |
Montazhier | Krisanthi Kotmilo |
Zëri | Asim Raxhimi |
Kategoria | Kronika |
Kroma | Bardhë e Zi |
Viti i prodhimit | 1970 |
Numri i akteve | 1 |
Kohëzgjatja (në minuta) | 8 |
Vendi i prodhimit | Shqiperia |
Producenti | Kinostudio “Shqiperia e re” |
Shënime | |
© Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit |
Share This Article