Kodi i referencës I/1-513
Titulli Kinoditari Nr. 26, 1969
Suzhet 1 Pallati i arsimtareve “Ali Kelmendi” Tirane. Ne Pallatin e arsimtareve Tirane behet nje pune e madhe per revolucionarizimin e shkolles. Grupe arsimtaresh duke shkembyer pervojen. Kabinetet e eksperimenteve per biologji, matematike, kimi, fizike, etj. Arsimtaret duke bere eksperimente. Arsimtaret e arsimit parashkollor duke shkembyer pervojen e tyre. Ekspozohen punimet e te vegjelve ne flete vizatimi.
Suzhet 2 Ne kombinatin e tekstileve “Stalin”. Duken makinerite e krehjes dhe te endjes si dhe punetoret duke punuar. Ne kombinat jane bere nje seri shpikjesh dhe racionalizimesh. Me forcat e veta punetoret e repartit te krehjes vendosen nje aparat te ri mjaft te ndjeshem ndaj skarcitetit. U organizua puna e specializimit te punetoreve ne nje proces te vetem, metode e cila shkurton forcen punetore, forcon lidhjet me punetoret dhe rrit pergjegjesite kolektive.
Suzhet 3 Kooperativistet dibrane dhe devollite. Per shkembimin e eksperiences kooperativistet dibrane kane ardhur ne fshatin kufitar Menkulas te Devollit. Kooperativistet ne fushe. Kooperativistet duke marre eksperiencen e prashitjes se perimeve. Dibranet japin eksperiencen e lerimit me parmende dhe te mbjelljes se misrit. Duket nje panorame e fushes dhe fshatit Menkulas. Linja e tensionit te larte Bilisht, Korce. Vendoset shtylla e tensionit te larte. Ngrihen shtyllat me traktor behet lidhja e telave me shtyllat. Me energjine e tensionit te larte do te vihen ne levizje motopompat ne Vranisht dhe Tren.
Suzhet 4 Punet e stines ne N.B.SH. Kamez. Punim me kultivator, punim me traktor, sperkatje vreshtash me ilac, plantacion vreshtash. Sperkatje e domateve me ilac. Vjelja e qershive. Me nxenesit e shkolles ne mesme, Shkoder. Asim Ibrahimi eshte nxenesi i klases pare fillore ne Mjede, ai ben ushtrime gjimnastikore eshte atlet i dalluar. Nxenesit krahas mesimit te shkolles sterviten dhe ushtarakisht. Nxenesit duke kaluar brezin e sulmit. Nje arsimtare ndjek ushtrimet e nxenesve.
Teksti Muharrem Skenderi
Regjisor
Formulimi Muzikor Nina Harito
Operatorë Agim Fortuzi, Jani Nano, Faruk Basha, Jovan Kondakci, Diana Diamanti, Shefqet Pellumbi
Montazhiere Elpiniqi Bode
Zëri Koco Tollko
Kategoria Kronika
Kroma Bardhë e Zi
Viti i prodhimit 1969
Numri i akteve 1
Kohëzgjatja (në minuta) 9
Vendi i prodhimit Shqiperi
Producenti Kinostudio “Shqiperia e re”
Shënime
© Copyright Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit