Kodi i referencës I/1-471
Titulli Kinoditari Nr. 34, 1968
Suzhet 1 25-vjetori i festes se Recit. Mijera banore te rrethit te Shkodres kane ardhur per te festuar 25-vjetorin e festes se Recit. Ne mitingun e organizuar me kete rast foli Koco Theodhosi per traditat luftarake te batalionit “Perlat Rexhepi”. Mitingun e hapi Bilal Parruca. (43.80m).
Suzhet 2 Elektrifikimi ne fshatrat e Sarandes. Ne kooperativen bujqesore te Alikas te rrethit te Sarandes, vazhdon aksioni i elektrifikimit me ritme te shpejte. Nje ndihme te madhe ne kete drejtim japin punonjesit e hidrocentralit “Josif Stalin” te Bistrices. Elektricistet duke punuar ne maje te shtyllave. Telat elektrike, zogjta kane qenderuar mbi tela. (26.50m).
Suzhet 3 Ne kooperativen bujqesore te Lapardhase ne rrethin e Beratit. Kjo kooperative eshte nga me te dalluarat ne rrethin e Beratit. Ne parcelen e misrit ku punon skuadra e te moshuarve, parashikohet te merret rreth 100 kv per ha. Nje shoqe mbledh domate, mbushin shporten, kepusin speca, rrobaqepsja qep ne makine. Ne zdrukthtarine punojne te rinj qe kane mesuar ne radhet e ushtrise popullore. (32.40m).
Suzhet 4 Prodhim i ri i ndermarrjes se Gjeologjise. Punonjesit e ndermarrjes se ndertimit te gjeologjise ne kombinatin “Josif Pashko” ne Tirane filluan prodhimin e materialeve te parafabrikuara per galerite e minierave (zvendesimi i shtyllave prej druri me shtylla betoni). (39.60m).
Suzhet 5 Ne NBSH “Perlat Rexhepi”, Shkoder. Kjo shoqe vjel rrush e vendos ne arka. Gra duke seleksionuar rrushin. Nje shoqe i vendos etiketat arkave. (26.10m).
Suzhet 6 Qyteti i Bajram Currit, 25-vjetori i Kuvendit Kolgegaj. Ne kete qytet kane ardhur burra, gra, te rinj e te reja nga bjeshket me te largata te krahinave per te festuar festen e partizaneve. Ne mitingun e organziuar me kete rast flet Jonuz Baliaj, pastaj Piro Dodbiba flet ne emer te KQ te PPSH. Malesoret e Tropojes festojne 25-vjetorin e Kuvendit te Kolgegajt. (38.70m).
Teksti Ylli Popa
Regjisor
Formulimi Muzikor Donika Muci
Operatorë Pashko Como, Agim Fortuzi
Montazhiere Marianthi Xhako
Zëri Xhevat Behri
Kategoria Kronika
Kroma Bardhë e Zi
Viti i prodhimit 1968
Numri i akteve 1
Kohëzgjatja (në minuta) 8
Vendi i prodhimit Shqiperia
Producenti Kinostudio “Shqiperia e re”
Shënime
© Copyright Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit