Kodi i referencës I/1-445
Titulli Kinoditari Nr. 8, 1968
Suzhet 1 Ne hidrocentralin e Vaut te Dejes. Ne kantierin e Vaut te Dejes, ne zonen qe po hapet kanali i devijimit te ujrave te Drinit, u krye nje shperthim i madh. 35.000 m3 te shkembit te thermuar mbarten me eskavator te fuqishem te markes kineze. Dhjetra makina vete-shkarkuese punojne per transportimin e dheut. (41.20m).
Suzhet 2 Makina shqiptare per ngjyrosje. Novatori Spiro Madhi se bashku me personelin inxhiniero-teknik te kombinatit te tekstileve “Stalin”, te frymezuar nga raporti i mbajtur nga Enver Hoxha ne kongresin e 5-te te Partise, kane marre persiper qe cdo gje te prodhohet ne vend. Makinat shqiptare ndryshojne nga ato te importit. (35.80m).
Suzhet 3 Rinia e rrethit te Sarandes ne hapjen e tokave te reja. Te frymezuar nga vendimet historike te Kongresit te 5-te te Partise dhe mesimet e shokut Enver Hoxha, rinia e rrethit te Sarandes eshte zotuar qe cdo pellembe toke djerre ta ktheje ne toke prodhuese. Te dy brigadat qe mabjane emrat “Adem Reka” dhe “Shkurte Pal Vata”, do kthejne ne tarraca mbi 100 ha toke kodrinore. (34.30m).
Suzhet 4 Kooperativistet mesojne profesione per fshatin. Nga malesia e Elbasanit erdhen ne qytet te reja e te rinj per te mesuar profesione te ndryshme per t’i ardhur ne ndihme fshatit. Kooperativistet mesojne si te presin e te qepin me bukur ne repartin e opingave. Hyqmet Balliu ka marre zotim te mesoje nxenesit e tij qe ata t’i sherbejne me mire fshatit. Kovacet e rinj fshatare mesojne me zell per pergatitjen e veglave bujqesore. (37.60m).
Suzhet 5 Ne uzinen e telave, Shkoder. Ne kete uzine punohet me ritme te shpejta per te realizuar dhe tejkaluar zotimet e marra. Punetoret dhe personeli inxhiniero-teknik ka vene te gjitha forcat per te kontribuar sa me shume per te vene ne jete vendimet historike te Partise. Krahas punes jane krijuar kushte shume te mira higjenike per punetoret. Pas banjes punetoret shkojne ne mencen e tyre ku ushqimi eshte i mire dhe i bollshem. Ne uzinen e telave elektrike nje rendesi te vecante u eshte dhene kurseve te kualifikimit. (45.70m).
Suzhet 6 Me punetoret e sharrave ne pyjet e Tucit, Puke. Punetoret e sharrave te ketij sektori vazhdojne pa nderpreje punen. Ata dallohen per pune te kujdesshme ne pergatitjen e lendeve per industrine, duke ulur sa me shume skarcitetin. Makinat duke shpene trungjet neper fabrikat e perpunimit te drurit. (47.30m).
Teksti A. Karagjozi
Regjisor
Formulimi Muzikor Mira Mamaqi
Operatorë Petraq Lubonja, Niko Theodhosi, Rakip Zeneli
Montazhier Marika Vila
Zëri Xhevat Behri
Kategoria Kronika
Kroma Bardhë e Zi
Viti i prodhimit 1968
Numri i akteve 1
Kohëzgjatja (në minuta) 9
Vendi i prodhimit Shqiperi
Producenti Kinostudio “Shqiperia e re”
Shënime
© Copyright Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit