| Kodi i referencës | I/1-424 |
| Titulli | Kinoditari Nr. 39, 1967 |
| Suzhet 1 | 20-vjetori i krijimit te stacionit qendror te zooteknikes. Me rastin e 20-vjetorit ne Shkoder u organizua nje sesion shkencor ku specialistet blegtoret e dalluar, mjeket, zootekniket treguan eksperiencen e tyre te pasur. Piro Dodbiba foli per detyrat qe shtroi Kongresi i V i Partise per problemet e blegtorise. Ne stacionin zooteknik te Shkodres, pjesemarresit ne sesion shkencor pane me kujdes kushtet ne te cilat punon kolektivi i ketij stacioni. (35m). |
| Suzhet 2 | Alpet e Veriut. Pamje e Alpeve midis luginave jane vendosur fshatrat e gjeologeve. Gjeologet e zones se Bajram Currit diskutojne mbi punen dhe detyrat e tyre. Ata marrin kampione dhe bejne analiza. Te gjitha te dhenat tregojne se ketu ka mineral. (50m). |
| Suzhet 3 | Ne kooperativat bujqesore te rrethit te Tropojes perkrahet nisma e Trashanit per pjesemarrjen e kuadrove drejtuese direkt ne punet prodhuese. Kryetari i kooperatives “8 Nentori” Hasan Matina dhe punonjes te tjere te administrates, se bashku me kooperativistet, punojne ne fronte te ndryshme pune. Puna kryesore eshte vjelja e misrit. (36.80m). |
| Suzhet 4 | Ekipi shendetesor ne Tropoje. Duke zbatuar vendimet e Kongresit te V te Partise per ti ardhur ne ndihme te fshatit, ne rrethin e Tropojes kaloi ekipi shendetesor i kryesuar mga Dr. Shefqet Ndroqi. Specialistet e shendetesise bene vizita mjekesore. Pjesetaret e ekipit shendetesor, pervec punes mjekesore, zhvilluan nje aktivitet te gjere per edukimin higjenik e sanitar te malesoreve. (28m). |
| Suzhet 5 | Traseja e rruges per ne fshatin Shupal te Tiranes. Qindra te rinj punetore, studente e ushtare te Tiranes, te kalitur nga mesimet e Partise, kane ardhur per celjen e rruges se re automobilistike. (29.70m). |
| Suzhet 6 | Instituti i Larte Pedagogjik 2-vjecar ne Shkoder. Ne kete institut jane diplomuar 1475 kuadro te cilet jane shperndare ne shkollat 8-vjecare te te gjithe vendit. Instituti eshte i pajisur me laboratore te ndryshem per lidhjen e ngushte te teorise me praktiken. (27.70m). |
| Teksti | P. Dedaj |
| Regjisor | |
| Formulimi Muzikor | Mira Mamaqi |
| Operatorë | Dhimiter Lala, Agim Fortuzi |
| Montazhier | Irena Harito |
| Zëri | Asim Raxhimi |
| Kategoria | Kronika |
| Kroma | Bardhë e Zi |
| Viti i prodhimit | 1967 |
| Numri i akteve | 1 |
| Kohëzgjatja (në minuta) | 7:53 |
| Vendi i prodhimit | Shqiperia |
| Producenti | Kinostudio “Shqiperia e re” |
| Shënime | |
| © Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit |
Share This Article




