Kodi i referencës | I/1-400 |
Titulli | Kinoditari Nr. 15, 1967 |
Suzhet 1 | Para gjyqit te popullit. Ne fshatin Lumas te rrethit te Beratit u mblodhen mijera kooperativiste per te marre pjese ne nje gjyq te madh, te jashtezakonshem per prishjen e fejesave ne djep dhe zhdukjen e zakoneve prapanike. Ne bangon e te akuzuarve jane tre njerez: nje baba qe shiti vajzen, ai qe e bleu per vellane e gjymtuar dhe lajmesi. Perpara popullit japin llogari qe te tre. Naxhije Brezhda denoi me ashpersi te gjithe ata qe shesin vajzat. Shyqyri Dalani, mblesi. Flasin gjithashtu edhe shume vajza te tjera, mes tyre edhe nxenese 10 vjecare e femije te tjere qe kane qene fejuar qe ne djep. (75.70m). |
Suzhet 2 | Me te gjithe forcat per mbjelljet. Ne kooperativen bujqesore te Labonikut ne rrethin e Korces, pjesa me e madhe e forcave te punes kane dale ne fushe per te kryer me sukses mbjelljet e pranveres. Te rinjte e kesaj kooperative punojne per hapje tarracash. (24.80m). |
Suzhet 3 | Krah per krah me vullnetaret. Bashke me vullnetaret e rinj ne hekurudhen Rrogozhine – Fier punojne punonjesit e ambasades se RP te Kines ne Shqiperi. Ata punojne ne sektorin e Gradishtes. (23.60m). |
Suzhet 4 | Bleterritesja e dalluar. Ne kooperativen e zmadhuar “Pano Xhixho” ne rrethin e Gjirokastres punon Evgjeni Caro brigadierja e dalluar ne rritjen e bleteve, punon si psecialiste e apikultures. (34.20m). |
Suzhet 5 | Dhuruesit vullnetare te gjakut. Studentet e fakultetit te mejkesise u mblodhen ne pallatin e madh te kultures. Ata perkrahen nga studentet e kursit te peste per t’u bere dhurues gjaku. Ne kete rast foli kryetari i Kryqit te Kuq, Mane Nishova. Shume studente shkuan ne qendren e grumbullimit dhe konservimit te gjakut per te dhuruar gjak vullnetarisht. (29.70m). |
Suzhet 6 | Kampionati i pare i skermes luftarake. Marrin pjese ketu sportistet e skermes te te gjithe fakulteteve te Universitetit Shteteror te Tiranes dhe te Institutit te Larte te Arteve. Ndeshjen e fituan mjeket e ardhshem qe zune vendin e pare, te ndjekur nga Instituti i Larte i Arteve dhe Fakulteti i Shkencave te Natyres. (29.90m). |
Teksti | A. Grashi |
Regjisor | |
Formulimi Muzikor | Donika Muci |
Operatorë | Agim Fortuzi, Ilia Terpini, Hamdi Ferhati, Sokrat Musha, Pashko Como |
Montazhier | Marika Vila |
Zëri | Koco Tollko |
Kategoria | Kronika |
Kroma | Bardhë e Zi |
Viti i prodhimit | 1967 |
Numri i akteve | 1 |
Kohëzgjatja (në minuta) | 8:11 |
Vendi i prodhimit | Shqiperia |
Producenti | Kinostudio “Shqiperia e re” |
Shënime | |
© Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit |
Share This Article