Kodi i referencës I/1-395
Titulli Kinoditari Nr. 10, 1967
Suzhet 1 Uzina e plehrave azotike ne Fier jep prodhimin e pare. Pamje e uzines nga jashte, oxhaqet. Edhe kjo veper u ngrit me ndihmen e RP te Kines. Uzina eshte e pajisur me aparatura moderne. Nga uzina dalin kamionet e pare qe shkojne neper kooperativa bujqesore. Ne kooperativen e Zharzes fshataret presin kamionet me azotik.(61.30m).
Suzhet 2 Kuvendi i te moshuarve te Mirdites. Malesoret mblidhen ne kuvend per te flakur tej mbeturinat e se kaluares, zakonet prapanike, besimet e paragjykimet fetare. (33.60m).
Suzhet 3 Brigadierja e Hocishtit. Cdo dite, Marika Maxho, brigadierja e kesaj kooperative, pergatit planin e punes. Veshtiresite e dimrit nuk e kane penguar punen. Ata hapin qilizem. (25.90m).
Suzhet 4 Pionieret e Beratit. Ne shkollen 8-vjecare “7 Nentori”, pionieret moren angazhim qe gjate kohes se lire te meremetojne kalldremet e vjetra dhe t’i bejne te reja. Ata i meson xha Vasili, gurgdhendesi i vjeter. Ne mbledhjen e gurgdhendesve te vegjel lexohet letra te cilen ua dergon Enver Hoxha. (44.80m).
Suzhet 5 Kampionati kombetar i skive ne Razem. Ne Razmen piktoreske mblidhen skiatoret nga Kukesi, Peshkopia, Korca dhe skiatore te shoqerive “Partizani” dhe instituti i kultures fizike “Vojo Kushi”. Vendin e pare e ze “Perparimi” i Kukesit, te dytin “Skenderbeu” i Korces, te tretin Instituti i Fiskultures. (35.60m).
Suzhet 6 Ne RP te Kines. Kryetari Mao Ce Dun priti anetaret e Byrose Politike te KQ te PPSH-se, shokun Hysni Kapo, Beqir Balluku, Behar Shtylla, Hito Cako, etj.
Teksti Muharrem Skenderi
Regjisor
Formulimi Muzikor Ismail Balla
Operator Pashko Como, Hamdi Ferhati, Ilia Terpini
Montazhier Shkelzen Shala
Zëri Koco Tollko
Kategoria Kronika
Kroma Bardhë e Zi
Viti i prodhimit 1967
Numri i akteve 1
Kohëzgjatja (në minuta) 9
Vendi i prodhimit Shqiperia
Producenti Kinostudio “Shqiperia e re”
Shënime
© Copyright Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit