Kodi i referencës I/1-341
Titulli Kinoditari Nr. 48, 1965
Suzhet 1 Mbledhje solemne me rastin e festave te 28-29 Nentorit. Mbledhjen e deklaron te hapur Gogo Nushi. Fjalen e rastit e mbajti anetari i byrose Politike te KQ te PPSH-se, Rita Marko. Ne presidium jane vendosur Beqir Balluku, Myslym Peza, Mehmet Shehu, Haxhi Lleshi, Gogo Nushi, etj. (27.50m).
Suzhet 2 Hartimi i projekt planit te 4-rt 5-vjecar. Punonjesit e SMT-ve te Fushe Krujes u mblodhen per hartimin e planit te 4-t 5-vjecar. Traktoristi Lutfi Babai u zotua qe planin 5-vjecar ta realizoje ne 4-vjet. Zotime moren dhe punetoret e tjere. (29m).
Suzhet 3 Reparti i bullonave ne uzinen metalike ne Kavaje. Procesi i punes ne kete uzine. Ne kete uzine punojne edhe gra te cilat kane nxjerre prodhime me cilesi te larte. (30m).
Suzhet 4 Spitali i Policanit. Ne kooperativen e bashkuar “Teli Ndini” ne Polican eshte ngritur spitali i ri per gjtihe fshatin Polican. Cdo mengjes, mjeku i fshatit Asllan Babaramo dhe ndihmes mjekja Polikseni Zoto, vizitojne te semuret. Po ne kete spital eshte dhe materniteti ku kujdeset mamija Lefteri Velenga. Nje nene duke ushqyer femijen me gji. Gjithashtu, ne Polican eshte ngritur edhe ambulanca. (23.90m).
Suzhet 5 Fabrika e pllakave prej fibre ne Shkoder. Per te mbaruar sa me pare materialet shpejtohet ritmi i montimit. Inxhinieri kinez Ca Sien Lian dhe brigadieri Mikel Vila kujdesen per te zbatuar projektin e montimit. (17m).
Suzhet 6 Festivali i pare i kenges durrsake. Ne Durres zhvillohet festivali i pare i kompozitoreve amatore te qytetit. Ne skene ngjiten konferencieret Aishe Stari dhe nje aktor. Kengen “Gurra e fshatit” e kendojne dy vajza: Marika Deci dhe Vita Vilishtari. Orkestra dhe kenegetaret duke performuar. (46.40m).
Suzhet 7 Ndeshje nderkombetare futbolli ne Tirane. Ndeshet skuadra e Shqiperise dhe e Irlandes se Veriut. Rudi humbet nje rast per te shenuar. Portieri Janku zbraps kundershtaret. Ndeshja perfundon me rezultatin 1:1.
Teksti Todi Bozo
Regjisor
Formulimi Muzikor Donika Muci
Operatorë Dhimiter Lala, Hamdi Ferhati, Niko Theodhosi, Saim Kokona, Sokrat Musha
Montazhiere Xhafise Keko
Zëri Xhevat Behri
Kategoria Kronika
Kroma Bardhë e Zi
Viti i prodhimit 1965
Numri i akteve 1
Kohëzgjatja (në minuta) 9:34
Vendi i prodhimit Shqiperia
Producenti Kinostudio “Shqiperia e re”
Shënime
© Copyright Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit