Kodi i referencës I/1-251
Titulli Kinoditari Nr. 41, 1963
Suzhet 1 Me rastin e 46 vjetorit te Revolucionit te Tetorit dhe 22 vjetorit te themelimit te PPSH-se, KQ i Partise organizoi nje mbledhje solemne. Mbledhjen e hapi Hysni Kapo, anetar i KQ te Partise. Ne tribune jane edhe Enver Hoxha, Haxhi Lleshi, etj. Flet ne podium Adil Carcani.
Suzhet 2 Zgjerohet zona industriale prane kombinatit ushqimor “Ali Kelmendi” ne Tirane. Aty eshte ngritur edhe fabrika moderne e bukes. Pamje e pergjithshme e zones industriale. Montohen makinerite e fabrikes dhe 14 furra te pjekjes. Punojne tekniku i montimit Muhamet Hoxha dhe inxhinieri Jorgji Nikolla. Pamje e fabrikes se bukes.
Suzhet 3 Orizi ne kooperativen e bashkuar “Lenin” ne Sarande. Shirja e orizit dhe grumbullimi ne thase. Vajzat e grate duke punuar.
Suzhet 4 Ne portin e ri te Durresit, ne kolektivin e batipalit numer 1 punon edhe detari i vjeter Bajram Hoxha, i cili tani ben detyren e kuzhinierit. Bajrami ishte nder ata qe kane pritur ne Durres Ismail Qemalin ne vitin 1912 kur erdhi per shpalljen e pavaresise se Shqiperise.
Suzhet 5 Ne Tirane u zhvillua kampionati kombetar i shahut. Ndeshen mjeshtrat e shahut Bujar Hoxha e Fatos Omari. Vemendje mori ndeshja midis Mendim Veizajt dhe Eqerem Kocit e cila perfundoi me fitoren e Veizajt. Ndeshen Esat Duraku dhe Ylvi Pustina. Fiton Duraku i cili do te ndeshet me Veizajn. Ne fund ndahen diploma kualifikimi.
Suzhet 6 Ne OKB. Delegacioni shqiptar demaskoi imperializmin dhe revizionizmin modern. Behat Shtylla, minister i jashtem, ben nje takim me intelektuale te qytetit te Tiranes ku propagandoi qendrimin e Shqiperise ne politiken nderkombetare.
Suzhet 7 Rafineria e naftes ne Iancou, ne RP te Kines. Aspekte nga puna e prodhimit te produkteve te ndryshme te naftes.
Suzhet 8 Ne institutin kinez te prodhimeve bujqesore, specialisti Cen Jung Kang ben studime per prodhimin e hershem te orizit ne parcelat eksperimentale.
Teksti
Regjisor
Formulimi Muzikor
Operatorë Dhimiter Lala, Hamdi Ferhati, Sokrat Musha, Pashko Como
Montazhiere Vitori Celi
Zëri
Kategoria Kronika
Kroma Bardhë e Zi
Viti i prodhimit 1963
Numri i akteve 1
Kohëzgjatja (në minuta) 7:33
Vendi i prodhimit Shqiperia
Producenti Kinostudio “Shqiperia e re”
Shënime
© Copyright Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit