| Kodi i referencës | I/1-193 |
| Titulli | Zhurnal Nr. 16, 1962 |
| Suzhet 1 | Zgjedhjet ne Kuvendin Popullor. Me daten 3 Qershor ne kryeqytet votojne nje grup vajzash 18 vjecare, te cilat votojne per te paren here. Shkojne per te votuar populli i te gjitha moshave. Ne kombinatin e tekstilit “Stalin” punonjesit hedhin valle perpara qendres se votimit. Me t’u rregulluar qendra e votimit fillojne te votojne. Ne zonen elektorale ku u themelua Partia jone eshte kandidat Enver Hoxha. Populli votoi ketu i gjithi per 1 ore. Ne Vlore populli shkon ne votime, hedhin valle. Ne kufi populli bashke me ushtaret e tij qe e ruajne cdo dite. Ne fshatin Bajze te kooperatives se bashkuar malesoret te veshur me kostumet e tyre popullore hedhin valle perpara qendres se votimit. Kufitaret votojne bashke me malesoret. Ne qendren e votimit nr 9 ne zonen elektorale Nr. 188 te kryeqytetit votojne Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Nexhmije Hoxha dhe udheheqes te tjere. Ne portin e Duresit vjen anija “Sazani” per te sjelle marinaret qe do te votojne. Pamje e portit te Durresit. Qytetaret e Durresit dhe marinaret votojne te gezuar. Populli yne voton unanimisht mbi 99.99 per qind moren pjese dhe 99.99 per qind e votuesve votuan per kandidatet e Frontit Demokratik. Populli yne votoi unanimisht per vijen Marksiste-Leniniste te Partise. Kjo ishte fitore elektorale e shkelqyer e Frontit Demokratik. (249.90m) |
| Teksti | |
| Regjisor | Shkelzen Shala |
| Formulimi Muzikor | |
| Operatorë | Jani Nano, Sokrat Musha, Niko Theodhosi, Dhimiter Lala, Hamdi Ferhati, Saim Kokona |
| Montazhier | |
| Zëri | |
| Kategoria | Kronika |
| Kroma | Bardhë e zi |
| Viti i prodhimit | 1962 |
| Numri i akteve | 1 |
| Kohëzgjatja (në minuta) | 9:12 |
| Vendi i prodhimit | Shqiperi |
| Producenti | Kinostudio “Shqiperia e re” |
| Shënime | |
| © Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit |
Share This Article




