Kodi i referencës | I/1-186 |
Titulli | Zhurnal Nr. 9, 1962 |
Suzhet 1 | 7 Marsi dita e mesuesit. Me rastin e 7 Marsit ne Tirane u organizua nje mbledhje. Rifat Dedja, Kryetar i Komitetit Ekzekutiv te qytetit e hapi mbledhjen. Foli zv/ministri i Arsimit Thoma Deliana dhe arsimtare te vjeter dhe te rinj. (22.30m) |
Suzhet 2 | 8 Marsi dita nderkombetare e grave. Me kete raste u organizua ne Tirane nje miting ku foli Vito Kapo, Eleni Terezi dhe Adil Carcani, i cili solli pershendetjet nga KQ i PPSH-se. (20.70m) |
Suzhet 3 | Impianti i ri i gurit sulfuror. Prane fabrikes se oksigjenit ne Durres u inagurua impianti i ri i gazit sulfuror, merita kryesore i takon novatorit Xhevdet Laze. (16.80m) |
Suzhet 4 | Traktoristi Rako Pina. Traktoristet e SMT-se Lushje i bejne nje leter Komitetit Qendror te PP se Shqiperise mbi tejkalimin e planit edhe me traktoret e vjeter. Traktoristi Rako Pina me nje traktor te vjeter e realizon planin 239 per qind. (25.10m) |
Suzhet 5 | Teori dhe praktike. Nxenesit e shkolles 11 vjecare “Raqi Qirinxhi” Korce shkojne per te bere praktiken. Disa shkojne ne laboratorin e fabrikes se birres, disa ne trikotazh, te tjera te reja nga Korca kane ardhur ne kombinatin e tekstilit ne Tirane. (33.75m) |
Suzhet 6 | Piktoret. Ne shtepine e kultures ne Shkoder, piktori Vladimir Jani dhe Jakup Keraj drejtojne kurset e piktures dhe skluptures, atyre u takon merita kryesore e ngritjes se kursit. (23.70m) |
Suzhet 7 | Teatri “Migjeni” ne Shkoder. Ky teater ka vene ne skene pjesen teatrale “Mesuesja”, pjese gjeorgjane e shkrimtarit sovjetik Genadi Kellbakian, nen drejtimin e regjisorit Esat Oktrova. Prova ne tavoline. Aktoret Ndreke Prela, Vitore Nino, etj. Piktoret e repartit te skenografise, rrobaqepesit duke punuar kostimet. Luan rolin e mesueses Roza Xhuxha (Anagnosti). Aspekte nga shfaqja. (53.70m) |
Suzhet 8 | Neper bote. BRSS, uzina e automatizuar e gomave. (11.80m). Gjimnastika per moshen mbi 50 vjec. (30.15m) |
Teksti | |
Regjisor | |
Formulimi Muzikor | |
Operator | Hamdi Ferhati, Niko Theodhosi, Pashko Como, Dhimiter Lala, Sokrat Musha, Jani Nano |
Montazhier | Shkelzen Shala |
Zëri | |
Kategoria | Kronika |
Kroma | Bardhë e Zi |
Viti i prodhimit | 1962 |
Numri i akteve | 1 |
Kohëzgjatja (në minuta) | 9 |
Vendi i prodhimit | Shqiperi |
Producenti | Kinostudio “Shqiperia e re” |
Shënime | |
© Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit |
Share This Article