Kodi i referencës | I/1-171 |
Titulli | Zhurnal Nr. 16, 1961 |
Suzhet 1 | Inagurimi i rruges se re automobilistike Kolosian-Shishtavec. Ne gusht, malesoret e Shishtavecit ne rrethin e Kukesit u mblodhen per inagurimin e rruges Kolosian – Shishtavec. Ne miting, gjenerali Major Rahman Perllaku i uroi fshataret per kete veper te re 36 km e gjate per te cilen u shpenzuan nga shteti 14 milion leke. (22.20m) |
Suzhet 2 | Fabrika e briketimit te qymyrit. Filloi nga prodhimi kjo fabrike e re e para ne vend. Lenda e pare eshte pluhuri i qymyrit te gurit duke zevendesuar lenden e drurit. Briketat do te perdoren ne lokomotivat, vaporet, ne institucionet qe kane ngrohje qendrore. (27.20m) |
Suzhet 3 | Ardhja e vaporeve Durresi dhe Vlora. Me 10 Gusht ne portin e Durresit erdhi vapori i ri “Durresi” ndertuar per vendin tone ne RP te Polonise prej 5500 tonesh, po ashtu edhe vapori “Vlora”. (19.80m) |
Suzhet 4 | Ndermarrja e Larte Bujqesore Kukes dhe Vlore. Per shartimin me sythe te fidaneve nje ndihme te madhe ka dhene agronomi i ndermarrjes Daut Elezi. Sivjet po behet vjelja e pare e molleve nga ish tokat djerre qe po behen pemetore dhe vreshta. Ne pyjet plot ullinj te Vlores po behet sperkatja e gjashte si dhe sherbimet e tjera te nevojshme qe kerkojne keto peme per te pasur prodhim te mbare. (36.65m) |
Suzhet 5 | Spartakiada e shkollave te mesme Vlore. 400 te rinj e te reja te vendit tone moren pjese ne spartakiaden e shkollave te mesme qe u zhvillua ne Vlore ne Gusht. Vendin e pare te gares se stafetes e zuri Shkodra. Ne volejboll u ndeshen skuadrat e vajzave te Tiranes dhe Pogradecit, ndersa ne basketboll per meshkuj Elbasani me Gjirokastren. Spartakiada vazhdoi 18 dite dhe vendin e pare e zuri Tirana. Prej 9-13 Gusht u zhvilluan garat e kampionatit kombetar te notit ne Korce. Vendin e pare e zuri Kastriot Karamuco i Partizanit. Vaterpolo, ndeshen Partizani dhe Pogradeci. Vendin e pare e zuri qyteti i Shkodres. (58.50m) |
Suzhet 6 | Neper bote. Moske, konference per fluturimet kozmike. Kampionit German Titov ju dorezua medalja e arte ne emrin e Ciollkovskit. (17.90m) |
Suzhet 7 | RPD e Korese, uzina metalurgjike e Kin Cakut. (18.35m) |
Teksti | |
Regjisor | |
Formulimi Muzikor | |
Operatorë | Pashko Como, Agim Fortuzi, Jani Nano, Sokrat Musha, Dhimiter Lala |
Montazhier | Marianthi Xhako |
Zëri | |
Kategoria | Kronika |
Kroma | Bardhë e zi |
Viti i prodhimit | 1961 |
Numri i akteve | 1 |
Kohëzgjatja (në minuta) | 7:28 |
Vendi i prodhimit | Shqiperi |
Producenti | Kinostudio “Shqiperia e re” |
Shënime | |
© Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit |
Share This Article