Kodi i referencës I/1-157
Titulli Zhurnal Nr. 2, 1961
Suzhet 1 Ardhja e delegacionit ekonomik kuban. Me 2 Janar erdhi ne Shqiperi delegacioni ekonomik kubanez i kryesuar nga Ministri i Puneve te Jashtme te Qeverise se Kubes Hektor Rodrigos Lompart. Ne aeroport u prit nga Ministri i tregtise Kico Ngjela dhe autoritete te tjera. Ne kryeministri pritet nga Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu. Delegacioni ben homazhe ne varret e deshmoreve. Ne pallatin e kultures “Ali Kelmendi” ata u priten nga qindra punonjes. Me kete rast i pershendeti Misto Treska. Kryetari i delegacionit foli per luften e popullit kubanez. Ne tavoline ata takohen me Abdyl Kellezin dhe Kico Ngjelen. Nenshkruajne marreveshje per shkembimin e mallrave me afat te gjate si dhe nje marreveshje per shkembime kulturore. (70.60m)
Suzhet 2 Leter kredenciale. Me 24 Janar ambasadori i jashtezakonshem dhe fuqiplote i Bashkimit Sovjetik ne Shqiperi, Josif Vasilievic Sheshikin, paraqet leter kredencialet. Flet Haxhi Lleshi. (23.20m)
Suzhet 3 Ne fabriken e cigareve “Telat Noga” ne Durres, brigadierja Goni Gjeci eshte zgjedhur si delegate ne Kongresin e 4 te PPSH-se. Ajo eshte heroine e punes socialiste. Flet Goni Gjeci (sinkron). (38.70m)
Suzhet 4 Apartamente per punonjesit. Pamja e Tiranes me apartamente te reja. Familjet me kamione transportojne plackat. Familja e Andrea Ikonomit po sistemohet ne apartament te ri. (39.70m)
Suzhet 5 Muzikantet e rinj. Pioniere te vegjel shkojne ne shkollen e tyre me emrin “Dalip Tabaku” ne Durres. Kjo shkolle 7-vjecare eshte hapur per muzikantet e rinj. Muzikantet e vegjel japin koncert per punetoret e hekurudhave. Konferencierja e vogel hap koncertin. Kendojne femijet. (49.80m)
Suzhet 6 Fiskulture e sport. Me 22 Janar, ne pallatin e sportit “Studenti” ne Tirane, behet ndeshja e dyte e volejbollit midis skuadrave Partizani – OMV Blau Gelb e Vjenes, Austri. Ne ndeshjen e pare qe ishte zhvilluar ne Vjene, volejbollistet e Partizanit fituan thelle. Kjo ndeshje u mbyll me fitoren e Partizanit. (28.70m)
Suzhet 7 Neper bote. Kombinati gjigand i prodhimit te kokut ne Kazakistan.(16.90m)
Suzhet 8 Bruksel, gjate diteve te Janarit shperthyen greva te medha punetoresh.(22.60m)
Teksti
Regjisor
Formulimi Muzikor
Operator Pashko Como, Agim Fortuzi, Niko Theodhosi, Dhimiter Lala, Jani Nano
Montazhiere Xhanfise Keko
Zëri
Kategoria Kronika
Kroma Bardhë e zi
Viti i prodhimit 1961
Numri i akteve 1
Kohëzgjatja (në minuta) 10:15
Vendi i prodhimit Shqiperi
Producenti Kinostudio “Shqiperia e re”
Shënime
© Copyright Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit