| Kodi i referencës | I/1-140 | 
| Titulli | Zhurnal Nr. 10, 1960 | 
| Suzhet 1 | Ne sherbim te popullit. Ne Tirane hapet ekspozita e 15 vjetorit te policise popullore. Ekspoziten e vizitojne qytetare te ndryshem nga gjithe shtresat. Ne kete ekspozite pasqyrohet qarte aktiviteti i armes se policise popullore sipas shembullit te policise sovjetike. Ne ekspozite gjenden punime nga femijet e kolonise, arme dhe materiale diversantesh. Behet nje stervitje e nxenesve te shkolles se bashkuar te ministrise se Puneve te Brendshme mbi kapjen e diversantit. Behet ndjekja me qenin e kufirit. Mesimi ne shkollen e bashkuar te Ministrise se Puneve te Brendshme. Stervitje ne arte marciale, boks, etj. | 
| Suzhet 2 | Kapteri Demir Agalliu. Kapteri Demir Agalliu ne zyre. Jepet alarmi dhe Demiri shpeton dy punetoret qe po helmoheshin nga gazi ne kazanin e bitumit duke u futur vete ne kazan. Vjen ambulanca. Kapteri i viziton ata ne spital dhe ai vete ne mes te naftetareve te qytetit “Stalin”. | 
| Teksti | |
| Regjisor | Sofokli Cici | 
| Formulimi Muzikor | Ismail Balla | 
| Operator | Niko Theodhosi | 
| Piktor | Uran Hajdari | 
| Zëri | Xhevat Behri | 
| Kategoria | Kronika | 
| Kroma | Bardhë e zi | 
| Viti i prodhimit | 1960 | 
| Numri i akteve | 1 | 
| Kohëzgjatja (në minuta) | 8:25 | 
| Vendi i prodhimit | Shqiperi | 
| Producenti | Kinostudio “Shqiperia e re” | 
| Shënime | |
| © Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit | 
Share This Article




