Kodi i referencës I/1-138
Titulli Zhurnal Nr. 8, 1960
Suzhet 1 Per forcimin e pushtetit popullor. Ne 24 Prill behen zgjedhjet e reja te keshillave popullore te rretheve, qyteteve, lokaliteteve, lagjeve dhe fshatrave. Ne te gjitha qendrat e votimit zgjedhesit votojne shpejt qe ne mengjes. Ne qendren e votimit Nr.9 voton Enver Hoxha dhe Nexhmije Hoxha. Ne nje qender tjeter votimi voton Mehmet Shehu dhe Beqir Balluku. (43.70m)
Suzhet 2 Kufitari hero. Ne ceremonine e 15 vjetorit te forcave te kufirit flet kolonel Llambi Premti. Me kete rast, ne Tirane inagurohet busti i heroit te popullit Hajdar Tafa. Ne kete dite behet pranimi ne organizaten e rinise se te rinjve kufitare ne pranine e nenes se heroit dhe oficereve madhore. (27.30m)
Suzhet 3 Metoda 1+2. Ne nje nga kantieret e ndertimit punon brigada e elektricisteve qe drejtohet nga punetori i dalluar Besnik Shaqiri. Nga kjo brigade nisi iniciativa 1+2 per kualifikimin e punonjesve. Punetori i nje kategorie me te larte merr ne patronazh punetore te nje kategorie me te ulet, qe ta ndihmoje te ece perpara me kualifikimin. Brigada e montuesve ngre nje vinc te larte i cili perdoret ne kantieret e ndertimit ne Tirane. Pamje nga puna per ndertimin e ndertesave ne Tirane, qe behet nga ndermarrja e ndertimeve “21 dhjetori”. Ndertime ne bulevardin “Deshmoret e Kombit”. (82.70m)
Suzhet 4 Ne uzinen e porcelanit. Ne uzinen e porcelanit ne Tirane tani behen lavamane dhe pajisje te tjera hidrisanitare. Specialistet çeke te qeramikes ndihmojne punonjesit e uzines per pervetesimin e metodave te punimit te porcelanit. Proceset e punes per prodhimin e hidrosanitareve. (35.40m)
Suzhet 5 Ne montimin e televizionit. Specialistet nga Republika Demokratike Gjermane bashke me tekniket tane te radios dhe me specialiste sovjetike, ndihmojne per instalimin e aparaturave te qendres eksperimentale te televizionit. (33.80m)
Suzhet 6 Punime ne Bistrice. Pamja e lumit dhe pastaj shohim vendin ku hapet rruga e re e ketij lumi. Punimet per hapjen e tunelit prej 3770m gjatesi. (23.50m)
Suzhet 7 Shfaqje ansambli. Vallja e Tropojes e ekzekutuar nga Ansambli i Kengeve dhe Valleve. (31.20m)
Suzhet 8 Akti i II- te. Neper bote, Koreja e Jugut. Duket varferia telat me gjemba dhe populli qe demostron neper rruge. Ne Korene e Veriut behen mitingje per bashkimin e Korese. (48m)
Suzhet 9 Moske. Ekspozite, aeroplani Llokid U-2 i rrezuar nga forcat ajrore Sovjetike. Pilot amerikan Frencis Harri Powers u arrestua. Ne konferencen e shtypit flet Andrei Gronika. Vjen ne ekspozite Nikita Hrushov. Ai u flet gazetareve. (74.80m)
Teksti
Regjisor
Formulimi Muzikor
Operator Agim Fortuzi, Pashko Como, Hamdi Ferhati, Niko Theodhosi, Dhimiter Anagnosti
Montazhier Vitori Celi
Zëri
Kategoria Kronika
Kroma Bardhë e Zi
Viti i prodhimit 1960
Numri i akteve 2
Kohëzgjatja (në minuta) 13
Vendi i prodhimit Shqiperi
Producenti Kinostudio “Shqiperia e re”
Shënime
© Copyright Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit