Kodi i referencës I/1-115
Titulli Zhurnal Nr. 9, 1959
Suzhet 1 Fitore e madhe e popullit tone. Me 27 Prill me vendimin e Keshillit te Ministrave dhe KQ te PPSH-se shpallet ulja e cmimeve. Gazetat me lajmin e gezuar. Per kete vendim te rendesishem flet zv/kryetari i keshillit te Ministrave Abdyl Kellezi (sinkron). Populli degjon i gezuar para altoparlanteve. Ne dyqanet e ushqimeve populli blen. (52.70m)
Suzhet 2 1 Maji yne. Ne tribune vjen Enver Hoxha dhe udheheqes te tjere. Flet Gogo Nushi, president i Bashkimeve Profesionale (sinkron). Ne tribune Mehmet Shehu, Beqir Balluku, Koco Theodhosi. Parada celet me portretet e Marksit dhe Leninit, pastaj parakalojne fiskulturistet me flamuj ne duar, parakalojne me stemen e Republikes. Masat punonjese parakalojne me portretin e madh te Stalinit, disa nga Peshkopia hedhin valle. Parakalojne punonjesit e artit dhe te kultures. Grupi i valleve luan nje valle Tiranase. Vijon parada me parakalime e ushtrime fiskulturore. (173m)
Suzhet 3 Futboll. 17 Nentori i Tiranes dhe Lokomotiva e Hungarise. Ne stadiumin “Qemal Stafa” te kryeqytetit zhvillohet ndeshja miqesore midis “17 Nentorit” te Tiranes dhe “Lokomotives” se Hungarise e cila perfundon me fitoren e 17 Nentorit 2 me 0. Delegacioni cekosllovak qe ka ardhur ne Tirane me rastin e ekspozites se 1 majit kane ardhur ne fushe dhe i japin dhurata ekipit te “17 Nentorit”. (50.80m)
Teksti Shkelzen Shala
Regjisor
Formulimi Muzikor Ismail Balla
Operator Mandi Koci, Agim Fortuzi, V. Vasiliev
Montazhier Shkelzen Shala
Zëri Xhevat Behri
Kategoria Kronika
Kroma Bardhë e Zi
Viti i prodhimit 1959
Numri i akteve 1
Kohëzgjatja (në minuta) 10:12
Vendi i prodhimit Shqiperi
Producenti Kinostudio “Shqiperia e re”
Shënime
© Copyright Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit