Kodi i referencës I/1-110
Titulli Zhurnal Nr. 4, 1959
Suzhet 1 Kongresi i ndertuesve te komunizmit. Panorama e Kremlinit dhe Moskes. Me 27 Janar behet Kongresi i 21 i PK te Bashkimit Sovjetik. Delegacionet nga gjithe vendi sovjetik dhe nga 72 parti motra mblidhen ne Kongres. Ne presidium ndodhet edhe delegacioni yne, Enver Hoxha, Mehmet Shehu. Raportin e Kongresit e mban sekretari i pare i PK te BS, Nikita Hrushov. Ai flet mbi disa ceshtje te rendesishme te teorise Marksiste-Leniniste, mbi planin 7 vjecar, etj. (40.30m). Populli shqiptar i ndjek me kujdes vendimet e Kongresit. Neper rruge populli grumbullohet dhe mobilizohet me teper per pune. Punetoret e tezgjahut ne kombinat realizojne normen. Duket nje plan i salles se tezgjahut. Ne portin e Durresit punetoret jane mbledhur per te degjuar te rejat e Kongresit. Gjithashtu dhe ne punen fizike perpara fillimit te punes lexohet gazeta me lajmet e Kongresit. Ne qytetin e naftes, ne fshatin Berzhite, ne nje kooperative te rrethit te Lushnjes shkojne te ftuar perfaqesite e ambasades sovjetike me kete rast kooperatives i vihet emri i Kongresit te 21-te. Flet Novillovi per kete nder qe ju be. Koperativistet hedhin valle. (66.60m) Nikita Hrushov mban fjalimin e mbylljes. (28.70m)
Suzhet 2 Me 10 Shkurt u kthye delegacioni yne qe mori pjese ne Kongresin e 21 te PK te BS. Ne aeroport pritet nga Beqir Balluku, Spiro Koleka. Kushtuar perfundimit te punimeve te Kongresit ne Tirane u organizua nje miting i madh. Mitingun e deklaron te hapur Rrapo Dervishi. Flet sekretari i pare i Komitetit Qendror te PPSH-se, Enver Hoxha. Ne tribunen e mitingut ndodhen Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Spiro Koleka, Haxhi Lleshi etj. Asiston Beqir Balluku. (79.20m)
Teksti Shkelzen Shala
Regjisor Xhanfise Keko
Formulimi Muzikor Ismail Balla
Operator
Piktor Namik Prizreni
Zëri Xhevat Behri
Kategoria Kronika
Kroma Bardhë e zi
Viti i prodhimit 1959
Numri i akteve 1
Kohëzgjatja (në minuta) 8
Vendi i prodhimit Shqiperi
Producenti Kinostudio “Shqiperia e re”
Shënime
© Copyright Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit