Kodi i referencës | I/1-107 |
Titulli | Zhurnal Nr. 1, 1959 |
Suzhet 1 | Viti i ri 1959. Studente dhe punonjes te dalluar e festojne vitin e ri ne pallatin e kultures “Ali Kelmendi”. Ata kercejne te gezuar rreth pemes se vitit te ri. Ne mbremje ndodhen edhe studente te huaj. (23.90m). Por pionieret e festojne me bukur vitin e ri. Tek ata ka ardhur plaku i vitit te ri qe ju sjelle peshqeshe. (25.70m) |
Suzhet 2 | Puna fizike. Me 3 Janar udheheqesit e Partise dhe shtetit dhe masat e gjera punonjese fillojne punen fizike. Ne krye jane Mehmet Shehu, Beqir Balluku, Rrapo Dervishi, Manush Myftiu, Ramiz Alia, Gogo Nushi, Hysni Kapo, Josif Pashko, Spiro Koleka. Punojne per sistemimin e lumit Lana ne Tirane. (25.80m) |
Suzhet 3 | Ne Shkoder, studentet mbjellin peme ne kodrat ne jug te qytetit. (25.60m) |
Suzhet 4 | Per paqen dhe socializmin. Me ftese te qeverise RD Gjermane dhe Komitetit Qendror te Partise Socialiste te bashkuar, me 5 Janar u nis per ne Berlin nje delegacion i Partise dhe qeverise me ne krye Enver Hoxhen. Ky delegacion do te vizitoje edhe Cekosllavakine. Eshte dhe Koco Theodhosi. (20.10m) |
Suzhet 5 | Vapori “Partizani” 3200 tonelatash duke u nisur nga porti polak i Shcecinit, ku ishte ndertuar. Me 2 Janar vapori Partizani mberriti ne portin e Duresit. Drejtuesit e vaporit, polake dhe shqiptare, pershendeten me autoritetet qe kane ardhur per te pritur. Me kete raste pershendet zv/ministri i komunikacionit Milo Qirko. Kapiteni i vaporit, Haxhi Shehu, premtoi se do ta ruajne si syte e ballit. Zevendesimi i flamujve. Pastaj te pranishmit vizitojne vaporin. Vapori eshte i pajisur me makineri moderne dhe me kushte te mira pune e defrimi per ekuipazhin (63.80m) |
Suzhet 6 | Oficina e lokomotivave, Durres. Ne kete oficine punon racionalizatori Shefqet Gorani. Rrotat, mjete te tjera dhe vagonat duke u riparuar. (32.30m) |
Suzhet 7 | Ne muzeun popullor etnografik te Shkodres. Karakteristike ketu jane dhomat e gedhendura ne dru ne shekullin e pare nga mjeshter dibrane. Veshjet karakteristike te rrethit te Shkodres dhe orendite e dhomave. (39.40m) |
Suzhet 8 | Neper bote. Ne BRSS. Arritjet ne ekonomine bujqesore. |
Suzhet 9 | Ne Stokholm, dhenia e cmimeve Nobel nga mbreti. (48m) |
Teksti | Shkelzen Shala |
Regjisor | |
Formulimi Muzikor | Ismail Balla |
Operator | Agim Fortuzi, Hamdi Ferhati, Sokrat Musha, Jani Nano, Mandi Koci |
Montazhier | Shkelzen Shala |
Zëri | |
Kategoria | Kronika |
Kroma | Bardhë e zi |
Viti i prodhimit | 1959 |
Numri i akteve | 1 |
Kohëzgjatja (në minuta) | 11 |
Vendi i prodhimit | Shqiperi |
Producenti | Kinostudio “Shqiperia e re” |
Shënime | |
© Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit |
Share This Article