Kodi i referencës I/1-105
Titulli Zhurnal Nr. 17, 1958
Suzhet 1 15 vjet te grave te Shqiperise. Me 20 Nentor behet mbledhja solemne per 15 vjetorin e themelimit te organizates se grave, te cilen e hapi Vito Kapo, presidente e organizates. Ne kete mbledhje flet Nexhmije Hoxha (sinkron) per rrugen heroike 15 vjecare te grave te Shqiperise. Mehmet Shehu i pershendet grate ne emer te Komitetit Qendror te Partise (sinkron). Ai thote se lufta qe bene grate gjate 15 vjeteve kunder armikut, kunder fanatizmit dhe lufta qe bejne grate sot per ndertimin e socializmit eshte me e madhe e 15 shekujve ne kohet e kaluara. Jane te pranishem edhe Enver Hoxha, Hysni Kapo, Gogo Nushi. Konferencen e pershendet Marias Volos ne emer te delegacionit te grave nderkombetare dhe perfaqesuesja e grave arabe. Per te pershendetur kane ardhur edhe pionieret. Grate sot jane forca kryesore ne Republiken Popullore te Shqiperise. Grate ne arsim: Zonja Koci, mesuese ne nje klase mesimi. Grate ne Kombinatin e tekstilit “Stalin”, ne kooperativat bujqesore, grate arkitekte dhe mjeke (Doktoresha Meri).
Suzhet 2 Delegatet e huaja te grave bejne nje vizite neper Shqiperi. Grate e huaja vendosin kurora ne varret e deshmoreve. Ne kombinatin e tekstilit “Stalin” duket hyrja e kombinatit dhe makinat e delegacionit qe mberrijne, salla e pergjithshme e filatures. Grate shkojne ne qytetin e Shkodres, atje vizitojne shtepine e nje kooperativisti ne Dobrac dhe nje cerdhe. Ne Vlore vizitojne kombinatin e peshkut “Ernest Telman” dhe njihen me procesin e prodhimit. Grate ne nje kooperative bujqesore, kooperativistet i presin me muzike, grate arabe hedhin valle me kooperativistet. Ato vizitojne edhe Saranden ku shetisin buze detit.
Teksti Shkelzen Shala
Regjisor Ilo Pando
Formulimi Muzikor Ismail Balla
Operator Agim Fortuzi, Sokrat Musha, Jani Nano, Mandi Koci
Piktor Namik Prizreni
Zëri
Kategoria Kronika
Kroma Bardhë e Zi
Viti i prodhimit 1958
Numri i akteve 1
Kohëzgjatja (në minuta) 9:21
Vendi i prodhimit Shqiperi
Producenti Kinostudio “Shqiperia e re”
Shënime
© Copyright Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit