Kodi i referencës I/1-78
Titulli Zhurnal Nr. 5, 1957
Suzhet 1 Me 16 Maj u hap ne Tirane Kongresi i I i shkrimtareve dhe artisteve te Shqiperise. Pervec delegacioneve te demokracive popullore ka ardhur dhe delegacioni i Frances. Flet kryetari i Lidhjes se shkrimtareve dhe artisteve, Dhimiter Shuteriqi, i cili mban raportin, dhe Liri Belishova, anetare e Byrose Politike dhe sekretare e KQ te Partise.
Suzhet 2 Ne Bicaj. Pamje e natyres se malesise, fshataret te veshur me kostumet e tyre, dy pleq te ulur pijne duhan. Grate duke mbushur uje ne cezme dhe tjerrin lesh e punojne qilima te bukur. Pamje nga puna e tyre ne tezgjahet artizanale duke endur qilima dhe veshje karakteristike te krahines.
Suzhet 3 Ndertimi i fabrikes se qelqit ne Tirane. Ne Tirane vazhdojne punimet per ndertimin e fabrikes se qelqit. Punetoret duke punuar per ngritjen e oxhakut te madh te fabrikes.
Suzhet 4 Alpinistet ne Peshkopi. Ne jug te Peshkopise alpinistet zbuluan nje shtepi ne shkemb te cilen fshataret e quanin “cerdhja e shqiponjave”. Alpinisti Luigj Shala me litar zbret dhe futet brenda ne shtepi ku gjen nje pale shkalle, copra lekure dhe kocka kafshesh. Kjo shtepi eshte ndertuar pa gozhde vetem me derrasa e gure.
Suzhet 5 Pergatitje per festival. Nga malesite e veriut zbresin malesoret te veshur me kostumet e tyre te bukur. Grupet e ndryshme pergatiten per Festivalin e kengeve dhe valleve lokale i cili zhvillohet ne kuader te festivalit te VI boteror te rinise dhe studenteve. Ne Kukes djemte e vegjel hedhin valle para publikut edhe diletantet e shtepise se kultures se Kukesit japin nje program vallesh.
Suzhet 6 Ndeshje miqesore nderkombetare (futboll). Me 19 Maj ne stadiumin “Qemal Stafa” zhvillohet nje ndeshje miqesore nderkombetare ne mes te skuadres “Levski” e Sofjes dhe “Partizani” i Ushtrise Popullore. Ne porte eshte Maliqati. Loja perfundoi 1-0 ne favor te skuadres “Levski”. Me 23 Maj zhvillohet ndeshja ne mes te “Levskit” dhe skuadres se qytetit te Tiranes. Ndeshja zhvillohet ne kohe te keqe me shi. Loja perfundoi 2-1 ne favor te Tiranes. Pamje nga stadiumi i mbushur plot me tifoze.
Teksti Andrea Grashi
Regjisor
Formulimi Muzikor
Operatorë Hamdi Ferhati, Agim Fortuzi, Sokrat Musha, Jani Nano, Pashko Como
Regjisore montazhi Vitori Celi
Zëri
Kategoria Kronika
Kroma Bardhë e zi
Viti i prodhimit 1957
Numri i akteve 1
Kohëzgjatja (në minuta) 11:14
Vendi i prodhimit Shqiperi
Producenti Kinostudio “Shqiperia e re”
Shënime
© Copyright Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit