Kodi i referencës | I/2-200 |
Titulli | Kjo eshte toka jone |
Sinopsi | Pamje te maleve te mbuluara me bore. Pamje e fshatit Rakicke te mbuluar me bore. Femijet e fshatit rreshqasin ne bore kurse disa te tjere bejne plakun e bores. Per te punuar token fshataret duhet me pare te pajtrojne token nga bora. Kryetari i Kooperatives, Guraliu se bashku me nje fshatar tjeter trasportojne shtyllen per dritat elektrike qe do te vendoset ne fshat. Ne oficinen e vogel behen rrotat per qeret qe do te perdoren per transport ne stinen e veres. Grate e fshatit mbushin uje ne cezmen e tij. Disa kooperativiste punojne per hapjen e rezervuarit te ujit. Ne kete fshat malor edhe dushku eshte i nevojshem. Pamje e mullareve me dushk qe do te perdoren per ushqimin e bagetise. Tekiu, sekretari i organizates baze, i cili e ka lene punen e zyres dhe eshte bere brigadjer i blektorise. Edhe plahut kooperativistet i kane dhene rendesi te vecante. Nga oborret e shtepive koopetarivistet i dhane kooperatives 18 mije kv pleh. Zootekniku i kooperatives Zulejmani, kujdeset per bletet. Agronomi Demir Kabun punon bashke me kooperativistet ne pemishte. Ja dhe vargu i femijeve qe shkojne ne shkolle. Mesuesja e fshatit Sofika eshte dhe aktiviste e mire ne te gjitha drejtimet. Rabiana, mamija e fshatit shkon ne mbremje ne nje shtepi ku asiston ne nje lindje femije. Panorame e pranveres dhe nje femije ne djep. (266, 90m) Flladi i pranveres ndihet shpejt ne fshatin Shuec buze liqenit te Prespes. Nje shtepi fshati. Gruaja duke rregulluar dhomen. Plaku duke rregulluar gardhin e shtepise. Kurse per femijet eshte ngritur cerdhja e fshatit. Bariu i fshatit duke ruajtur dhente dhe i bie fyellit. Karvani me bidonat e qumeshtit niset per ta shitur. SMT e Bilishtit i vjen ne ndihme me traktore fshatit. Ketu e ka burimin dhe miqesia e ngushte e xha Resulit me Duranin, traktorist i SMT. Fshataret duke hapur kanale kulluese, bejne pleherimin e tokes dhe fillojne mbjelljet. Aspekte nga mbjellja e patates dhe mbjelljet ne pemishten e fshatit. Disa fshatare kosisin barin ose mbjellin shavane qe perdoret per ushqim per bagetine. Vajzat dhe grate gjate kohes se pushimit. Disa qendisin, disa duke lexuar liber. Ne zyren e llogarise punojne dy te rinje. Femijet e vegjel duke mbledhur lule. (253, 20) Film dokumentar mbi fshatin Rakicke. |
Çmime | |
Skenarist | |
Teksti | Llazar Siliqi |
Regjisor | Endri Keko |
Kompozitor | Donika Muci |
Operator | Niko Theodhosi |
Piktor | |
Montazhier | |
Zëri | |
Kategoria | Dokumentarë |
Kroma | |
Viti i prodhimit | 1966 |
Viti i premierës | 1966 |
Numri i akteve | 2 |
Kohëzgjatja (në minuta) | 19 |
Vendi i prodhimit | Shqiperi |
Vendi i xhirimit | |
Producenti | Kinostudio “Shqiperia e re” |
Shënime | Film dokumentar mbi fshatin Rakicke. |
© Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit |
Share This Article