Kodi i referencës | I/2-199 |
Titulli | Kurdohere krah per krah |
Sinopsi | 24 Qershor 1966, nje delegazion i PK te Kines viziton Shqiperine. Ne Rinas kane dale per te pritur delegacionin, Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Haxhi Lleshi, Hysni kapo, Rita Marko, Beqir Balluku, Manush Myftiu, Ramiz Alia, Koco Theodhosi, Gogo Nushi, Petrit Dume, Adil Carcani si edhe trupi diplomatik i akredituar ne Tirane. Ne qiell fluturojne reaktivet. Mberrin delegacioni kinez i perfaqesuar nga Cu En Lai. Mehmet Shehu dhe Cu En Lai kalojne ne reviste rojen e nderit. Nje nene perqafon Cu En Lain. Rruges se Rinasit kane dale edhe fshatare dhe kooperativiste te zones. Delegacionin e ndalojne rruges dhe i dhurojne lule. Pra pallatit te kultures eshte vendosur grupi i baletit qe hedh valle. Ne sheshin Skenderbej jane rradhitur punetore dhe studente duke bere ushtrime te ndryshme fiskulturore. (228. 20m) Balet i gezueshem. Rruget jane mbushur me njerez. Makina ndolon ne pallatin e Brigadave. Delegacioni ben homaxhe ne varret e deshmoreve. Cu En Lai vendos nje kurore me mbishkrimin “I paharruar qofte kujtimi i deshmoreve revolucionare shqiptare”. Delegacioni shoqerohet nga Mehmet Shehu, Manush Myftiu, Adil Carcani, Abdyl Kellezi, etj. Delegacioni ben nje vizite ne KQ te Partise, ne Presidiumin e Kuvendit Popullor dhe ne Keshillin e Ministrave. Cu En Lai i solli Enver Hoxhes dhe popullit shqiptare pershendetjet e perzemerta nga Mao Ce Dun. Ne pritje ndodheshin Mehmet Shehu, Ramiz Alia, Beqir Balluku, Spiro Koleka, Haki Toska, Pilo Peristeri, Koco Theodhosi, Myslym Peza, Shefqet Peci, Kadri Hazbiu, Rita Marko, etj. Ne pasditen e 24 qershorit filluan bisedmet mes dy paleve. Keshilli i ministrave dha nje darke ku flasin Enver Hoxha dhe Cu En Lai (sinkron). Delegacioni shkon per te vizituar uzinen e pjeseve te kembimit per traktore. Atje pritet nga Pilo Peristeri, drejtori i uzines etj. Delegacioni shoqerohet nga Mehmet Shehu Abdyl Kellezi, Spiro Koleka, Koco Theodhosi etj. Ne mbremjen e dates 25 qershor ne teatrin e operes e te baletit u dha nje koncert artistik. Ansambli i ushtrise popullore kendon kengen “Ne nje dore kazmen e tjetren pushken”. Programi mbyllet me filarmonine e operes “Mrika”. Ndodhet Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Haxhi Lleshi, etj. Cu En Lai shkon ne skene dhe pergezon aktoret. (18320m) Delegacioni shkon ne Maminas ku pritet me lule nga kooperativistet dhe banoret e Sukthit dhe fshatrat perreth. Cu En Lai i shoqeruar nga Rita Marku e Mehmet Shehu viziton qytetin e Durresit. Edhe ketu pritja eshte organizuar ne menyre madheshtore. Kori i 500 pionereve para teatrit te ri i jep gjalleri pritjes. Mitingun e organizuar me kete rast e hapi sh. Rita Marko, i cili ia dha fjalen Mehmet Shehu (sinkron). Cu En Lai pershendet popullin e Durresit (sinkron). Pastaj delegacioni viziton portin e Durresit (sinkron). Plan i panoramave te portit. Ne kthim viziton fermen shteterore te Sukthit ku pritet nga ministri i bujqesise Piro Dodbiba. Ne mbremje, ne teatrin e operes dhe baletit, jep nje shfaqje ansambli i kengeve dhe valleve te Pekinit. Ndodhen Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Beqir Balluku, Abdyl Kellezi etj. Ne fund, Enver Hoxha, Mehmet Shehu dhe Cu En Lai pergezojne artistet. (294. 40m) Mijera punonjes jane mbledhur ne mitingun e organizuar me kete rast. Asistojne ne miting Enver Hoxha, Spiro Koleka, Mehmet Shehu, Gogo Nushi etj. Mitingun e hapi Manush Myftiu i cili ia kalon fjalen Enver Hoxhes (sinkron) dhe Cu En Lait (sinkron). Ansambli i kengeve dhe valleve te Pekinit dha nje program ne darke Me 28 qershor populli i Tiranes percjell per ne aeroport delegacionin mik kinez. Bashke me popullin ka dale edhe udheheqja Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Haxhi Lleshi, Spiro Kolekam Beqir Balluku, Koco Theodhosi, Gogo Nushi, Adil Carcani, etj. Enver Hoxha dhe Cu En Lai krah per krah kalojne drejt avionit. Perqafohen dhe avioni niset. |
Çmime | |
Skenarist | |
Teksti | Muharrem Skenderi |
Regjisor | Vitori Celi Ilo Pando |
Kompozitor | Donika Muci |
Operator | Hamdi Ferhati Pashko Como Niko Theodhosi Dhimiter Lala Saim Kokona Agim Fortuzi Petraq Lubonja Dhimiter Anagnosti Ilia Terpini Asim Raxhimi, op/zeri |
Piktor | |
Montazhier | |
Zëri | |
Kategoria | Dokumentarë |
Kroma | |
Viti i prodhimit | 1966 |
Viti i premierës | 1966 |
Numri i akteve | 6 |
Kohëzgjatja (në minuta) | 50 |
Vendi i prodhimit | Shqiperi |
Vendi i xhirimit | |
Producenti | Kinostudio “Shqiperia e re” |
Shënime | Mbi viziten e delegacionit kulturor kinez dhe Cu En Lait ne vendin tone |
© Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit |
Share This Article