Kodi i referencës | I/2-196 |
Titulli | Miqesi e madhe, unitet luftarak |
Sinopsi | 25 prill 1966 niset per ne RP te Kines delegacioni i Partise dhe Qeverise Shqiptare i kryesuar nga Kryeministri Mehmet Shehu. Ne delegacion bejne pjese dhe: Hysni, Abdyl Kellezi, Nesti Nase e Vasil Nathanaili. Ne Rinas delegacioni percillet nga Enver Hoxha, Beqir Balluku, Manush Myftiu, Spiro Koleka, Haki Toska, Haxhi Lleshi, Ramiz Alia etj. Ne RPK gazetaret njoftojne per viziten e delegacionit shqiptar. Pergatiten lule te fresketa, flamuj shqiptar e kinez, tullumbace etj. Aeroplani arrin ne Krinmiu. Delegacioni pritet me nje entuziazem te papare. Me njehere leshohen ne qiell ballona. Deleg. viziton pemen e miqesise, ullinje shqiptare te mbjell ne Kine duke punuar dhe ata ne rregullimin e vetullores me ullinje. (132 m) Me 28 prill delegacionin ne aeroportin e Pekinit e presin shoket Liu Shao Ci, Cu En Lai, Cu De, Ten Sjao Pin etj. Mbas hymneve te te dy vendeve Mehmet Shehu dhe Cu En Lai kalojne ne reviste rojen e nderit. Pionieret ju dhurijne lule. 1 miljon banore kane dale neper rruget e Pekinit per te pershendetur delegacionin shqiptar. Degjohen thirrjet per Enver Hoxhen e Mao Ce Dunin. Sheshi Tien An Men zie nga vallet dhe entuziazmi i popullit. 600 artiste ekzekutojne valle te ndryshme. Po ate dite fillojne bisedimet dy paleshe. Delegacioni merr pjese ne banketin e mirese ardhjes. Shoku Liu Shao Ci mban fjalen e pershendetjes duke falenderuar per perkrahjen qe Shqiperia i ka dhene Kines. Mehmet Shehu flet per ndihmen e madhe te dhene nga Kina per Shqiperine dhe miqesine luftarake qe i lidh dy popujt (sinkron). Delegacioni asiton ne shfaqen e baletit “Detashmendi i kuq i grave”. Mbas shfaqes deleg. pershendet artistet kinez ne skene. (324, 9 m) Me helikopter deleg. arrin ne distriktin Cuen Huan ne rrethin e Pekinit. Mehmet Shehu perqafohet me nje plake. Komunaret e brigades Sha Shi-Y kane hapur tarraca duke sjelle toke me krah e duke mbushur shkembinjte me toke. Kendohet kenga shqiptare “Shqiponjat partizane”. Vizita ne ekspoziten bujqesore te Pekinit, deshmi e gjalle e sikseseve te mekanikes bujqesore kineze. 30 Prill organizohet nje miting me 100000 banore. Ne miting flet Cu En Lai dhe Mehmet Shehu (sinkron). Ne fund te dy udheheqesit perqafohen perzemersisht. Ne 1 Maj deleg. ftohet ne parkun e madh te kultures. Flasin Hysni Kapo e Cu En Lai. Mehmet Shehu brohoret “Rrofte Mao Ce Duni ” duke ngritur nje vajze te vogel ne duar. Fishekzjarre ne qiell dhe shqiptare e kinez kercejne se bashku. (280, 90) Deleg. ben nje vizite ne Kinen Veri- Lindore ne qytetin e madh industrial te Harbinit. Ne miting flasin shoket Li Zu Cun dhe Abdyl Kellezi. Udhetim me areoplan, duken fushat dhe objektet industriale. Me 5 Maj deleg. arrin ne Shangaj, ne nje nga qyetet me te medha te Botes. Atje priten nga shoku Ten Siao Pin dhe udheheqes te Byrose lindore te P. K. Kineze. Mehmet Shehu ju shtrengon duart njerezve. Pamje te Shangait. Ne uzinen e tubove te pa salduara. Pamje e modelit te preses 12. 000 toneshe qe eshte nje nga te rrallat e botes. Pamje e prodhimeve te tekstilit. Ne pallatin e pioniereve Mehmet Shehu dhe Hysni Kapo bejne nje vizite. Takimi me pionieret dhe argetimi mes tyre. (287, 20m) Ne 6 Maj ne sheshin detar te Ciau Nanit te Shangait u zhvillua nje miting ku folen Ten Sjou Pin dhe Hysni Kapo. Dorrezimi i shuratave te ndryshme nga Hysni Kapo dhe puthja e flamurit prej tij. 7 Maj. Ne Hanxhau delegacioni pritet nga Li Sen Njen dhe nga mbi 200000 banore qe ju hedhin makinave petale trandafili. Me motoskaf behet nje shetitje ne liqen. Mehmet Shehu dhe Si Ku ju hedhin boke peshqeve. Vizita ne nje parcele me grure ne komunen popullore te Tanxhiut. Pritja nga repartet vullnetare popullore. Takimi i delegacionit me ta. (198, 50m) Ne 9 Maj ne shkollen e larte te Partise flasin Ku Shen dhe Hysni Kapo (sinkron). Ne 10 Maj organizohet banketi i lamtumires. Mehmet Shehu mban fjalen e rastit (sinkron) flet dhe Cu En Lai i cili solli dhe lajmin e shperthimit te ri te armes barthamore. Mao Ce Dun pret delegacionin shqiptar. Biseda e perzemert dypaleshe. Ne mbremjen e 11 Majit u nenshkrua ne Pekin deklarata e perbashket nga Mehmet Shehu dhe Cu En Laj. Ne oren 23 te 11 Majit delegacioni yne largohet nga RP e Kines i percjelle nga Lju Shao Ci, Cu En Lai etj. (209, 60m) Pas dy javesh delegacioni mbrin ne aeroportin e Rinasit ku pritet nga Enver Hoxha, Ramiz Alia, Rita Marko, Beqir Balluku, Spiro Koleka, Manush Myftiu, Haki Toska, Adil Carcani, Gogo Nushi, Kadri hazbiu, Pilo Peristeri, Petrit Dume, Haxhi Lleshi etj. Ne mitingun e organizuar me kete rast ne 18 Maj flet (sinkron) Mehmet Shehu ne prani te 100. 000 banoreve ku flet per rezultatet e vizites ne Kine. Ne miting flet dhe Enver Hoxha, Hysni Kapo dhe Haxhi Lleshi. (124 m) |
Çmime | |
Skenarist | |
Teksti | Fiqiri Vogli |
Regjisor | Xhanfize Keko |
Kompozitor | Donika Muci, formulim |
Operator | Dhimter Lala Asim Raxhimi, op/zeri |
Piktor | |
Montazhier | |
Zëri | |
Kategoria | Dokumentarë |
Kroma | |
Viti i prodhimit | 1966 |
Viti i premierës | 1966 |
Numri i akteve | 7 |
Kohëzgjatja (në minuta) | 52 |
Vendi i prodhimit | Shqiperi |
Vendi i xhirimit | |
Producenti | Kinostudio “Shqiperia e re” |
Shënime | Filmi u xhirua me ndihmen e Kinostudios Qendrore te filmave kronikal dhe dokumentar te RPKInes. |
© Copyright | Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit |
Share This Article